E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, serish ne pranga Gjin Ndreu goditi policin

TIRANE- Ka rënë në prangat e policise vetëm pak ore pas lirimit të tij 32 vjecari nga Shkodra, Gjin Ndreu, i cili u evidentua të ishte i armatosur gjatë demonstratës së 21 janarit. Mesohet se menjëherë pas lirimit nga gjykata e Tiranës, e cila caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” Gjin Ndreu ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur punonjësit e policisë së rëndit. Ngjarja, raporton NEWS24 ka ndodhur në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në kryeqytet. Materialet për 32 vjecarin i kanë kaluar tashmë prokurorisë së Tiranës. Vetëm një ditë më parë pati dhe një reagim të Prokurorisë së Tiranës ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha se organi i akuzës kishte liruar shtetasin, i cili ishte i armatosur gjatë demonstratës së 21 janarit. Prokuroria theksoi se lirimi i shtetasit Gjin Ndreu, është bërë nga gjykata e Tiranes, pasi prokurorët kishin kërkuar si masë arresti 20 dite burg ndaj tij, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga gjykata. Tani 32 vjecarit i duhet të përballet tashmë me një tjetër akuzë dhe tjetër masë sigurie që do jepet ndaj tij .
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›