E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekorimi i nentetar Aleksander Pecit

Nëntetari Aleksandër Peçi, nderohet me medaljen e artë të shqiponjës. Medalja iu akordua me motivacionin: “Për aktin e shquar patriotik dhe qytetar të treguar duke shërbyer me besnikëri, trimëri dhe nder, deri në vënien në rrezik të jetës, në detyrën fisnike të ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”. 
Në cermoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, këshilltaria ushtarake e Presidentit të Republikës, kolonele Manushaqe Shehu, drejtor drejtorishë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, drejtues të Batalionit të Forcave Speciale, si dhe familjarë dhe të afërm të nëntetar Pecit
Shefi i shtabit të përgjithshëm u shpreh se ky vlerësim i bëhet jo vetëm dhe thjesht Aleksandrit, por ky është një vlerësim që i bëhet edhe të gjithë efektivave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e në veçanti të gjithë trupave tanë që shërbejnë me mision jashtë atdheut. 
Duke u ndalur në detyrat dhe përgjegjësitë që ka çdo efektiv i FA, shefi i Shtabit të Përgjithshëm u shpreh se, nga ne kërkohet që të stërvitemi, përgatitemi dhe të jemi plotësisht të aftë për të përballuar situata si kjo që kaluam, pra për të mposhtur edhe vdekjen.
Nëntetar Aleksandër Peci, pjesëtar i Forcave Speciale të FA Shqiptare që veprojnë në Afganistan, mbeti i plagosur rëndë më 20 mars 2012, gjatë kryerjes së misionit në zonën e Kandaharit, ndërsa kapiten Feti Vogli ra heroikisht dhe është shpallur “Dëshmorë i Atdheut”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›