E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intensifikohen hetimet per makinen e vjedhur me foshnjen

Policia identifikon një të dyshuar si autor të vjedhjes së furgonit benz Vito, ku ndodhej dhe një foshnjë që sipas familjarëve ishte njëmuajshe.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës rreth mesnate duke u gdhirë dita e martë. Përshkrimi nga Eglantin Mellani, I vjedhësit të parë në profil në momentin e largimit me makinën, policia identifikoi një kontigjent me tendenca për kryerjen e ngjarjeve të tilla kriminale, I moshës rreth 32 vjeç, që kalon pjesën më të madhe të vitit jashtë vendit.

Ndërsa është ende mister një automjet me targa të Kavajës nga ku dyshohet të ketë zbritur në lagjen 13 të Durrësist I dyshuari, I cili më pas ka marrë makinën që ishte e ndezur në anë të rrugës.

Fëmija u gjet rreth 30-40 minuta pas ngjarjes, kur një kalimtar telefonoi në sallën operative të policisë se shikonte në një mbajtëse të kuqe të lënë në trotuar në Laprakë, pranë cerdhes në rrugën Pandi Dardha, një foshnjë.
Kalimtari ka preferuar të mbetet anonim edhe për famijarët e foshnjës.
Ndërsa mjeti u gjet më pas në aksin Milot-Laç, I braktisur.
Sipas policisë automjetit i ishin hequr target dhe ndoshta ishte lënë nga autori për ta marrë në një moment tjetër kur të largoheshin postblloqet e shumta të policisë të ngritura pas ngjarjes.

Vendodhja e automjetit është gjetur në internet fale gps-it të Iphonit, të bashkëshortes stomatologe të Eglantinit, që ishte lënë pa zile në xhepin e brendshëm.

Telefoni ishte lënë pa zile, për të mos zgjuar foshnjën e vogël, dhe ndoshtja kjo ka bërë që të mos binte në sy të autorit.

Gjithsesi mbetet ende mister sesi automjeti tip Benz Vito, të dhënat e të cilit ishin në kërkim, të ketë kaluar postblloqet e shumta në Tiranë e Laç, derisa ka mbërritur në vendin ku dhe u gjet.

Ka qenë e pamundur për momentin që kanë kaluar të komunikohet me dy bashkëshorët stomatologë Mellani, ndërsa Mahmuti gjyshi I foshnjës, ka thënë jashtë kamerave, që për ta ishte një mrekulli që fëmija u kthye shëndosh e mirë.

Ky ka qenë preokupimi i vetëm për ta, ndërsa mosha foshnjore e vogëlushes ka bërë që ajo të mos kuptojë dhe të mos përjetojë asgjë nga ngjarja më pas.

Mahmuti shprehet se i biri ishte duke bërë disa blerje për një banesë të re në Durrës, dhe se ngjarja ka zgjatur vetëm 2-3 minuta sa kanë zbritur, djali, nusja dhe krushku nga makina, që autori të hynte në makinë dhe duke përfituar nga fakti që ajo ishte e ndezur të largohej me shpejtësi bashkë me mjetin.

Po sipas Mahmutit, familja e tij nuk ka ndonjë hasmëri apo motiv që të bënte për të dyshuar për ndonjë ngjarje të qëllimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›