Qafë Thanë, dëbora bllokon 30 kamionë në kufi

Rreth 30 kamionë janë bllokuar sot në tokën maqedonase në doganën e Qafë Thanës.
Sipas informacioneve kamionët me targa shqiptare kanë mbetur të bllokuar si pasojë e trashësisë së dëborës në këtë pikë doganore.
Mësohet se në Qafë Thanë trashësia e dëborës ka arritur deri në 1 metër duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë reshjet e dëborës të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë izoluar pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë bllokimin e akseve rrugore dhe vështirësi të shumta në qarkullimin e automjeteve.