E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet “Tung Kosova”

Më 21 dhjetor (sot), në Kinemanë ABC, me fillim nga ora 11:30, promovohet Video Guida e parë turistike, “Tung Kosova”.

Është kjo një ngjarje me rëndësi për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të turizmit.

Guida zgjat 30 minuta dhe përmban 10 storie nga 10 vende tepër interesante për t’i vizituar, në mesin e të cilave janë qyteti antik Ulpiana, i ndërtuar nga Trajani para shekullit 1 p.e.s. dhe i rindërtuar gjatë kohës së perandorit iliro-romak Justinianit; pastaj Kulla Muze e Isa Boletinit, Muzeu Etnologjik në Prishtinë, Kisha Katolike në Prizren, Patrikana e Pejës, Hamami i Prizrenit, Kullat si Bujtina Turistike në Drenoc, dhe vende tjera që pasqyrohen me nga 3 minuta në këtë Video Guidë.

Pas koNferencësn paS prezantimit të Guidës, do të jenë prezentë producenti i “Tung Kosova”, Rexhep Myftari dhe kooproducentja dhe fotografja, Nita Zeqiri. Ndryshe video guidën mund ta shikoni në web-linkun:

http://youtu.be/psQNIbmhG-w

Realizimi i Guidës është përkrahur nga organizata CHwB (Trashëgimia Kulturore pa Kufij).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›