Në garë për çmimin e Robert Bosch Stiftung

Projekti filmik “Do të shkoj në luftë, por së pari ma bëj një kafe”, sipas skenarit dhe regjisë së Ariel Shaban, e që është një koproduksion gjermano-kosovar, me producente Catharina Schreckenberg dhe kooproducent Arben Zharkun, është nominuar për çmimin e kooproduksionit 2012, të fondacionit gjerman Robert Bosch Stiftung.
Mbi 100 kineastë të interesuar reaguan ndaj thirrjes për çmimin e kooproduksionit 2012. Por, bazuar në rregullat e fondacionit, para jurisë përzgjedhëse aplikuan 47 projekte, në mesin e të cilave 6 animacione, 20 dokumentarë dhe 21 filma të shkurtër.
Kineastët nga Gjermania aplikuan se bashku me partnerët e tyre nga Armenia, Azerbajxhani, Bosnje e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani, Kosova, Latvia, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina.