E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romani postmodern

Sot, me 21 dhjetor, në ora 12:00 në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës mbahet promovimi i librit studimor “Romani postmodern shqiptar” i studiuesit Adil Olluri. Për të do të flasin studiuesit Ag Apolloni dhe Donika Dabishevci.

“Romani postmodern shqiptar” është libri i dytë i Ollurit, pas librit “Trilogjia postmoderne”.

Në këtë libër janë trajtuar dhe studiuar romanet e letërsisë shqipe, të cilët i takojnë formacionit letrar postmodern, siç janë romanet e Rexhep Qosjes ("Vdekja më vjen prej syve të tillë", "Një dashuri dhe shtatë faje" dhe "Nata është dita e jonë" ), të Ridvan Dibrës ("Triumfi i Gjergj Elez Alisë" dhe "Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë"), të Bashkim Shehut ("Angelus novus", dhe "Rrethi"), pastaj romanin e Bashkim Hoxhës ("Heronjtë e Viagres"), i Kujtim Rrahmanit ("Secili citonte Biblën").

Me këtë libër studimor evidencohet prania e modelit postmodern në prozën bashkëkohore shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›