E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet “Kloroform”

Në kafe-librarinë Dit’ e Nat’, më 4 maj 2010 në orën 18:00 do të bëhet promovimi i romanit “Kloroform”. E pranishme në promovim do të jetë Klara Buda.

Romani trajton një temë duke u lidhur përmes një morie ngjarjesh që ndjekin njëra-tjetrën me një shpejtësi marramendëse, një grup studentësh do të gjenden ballë për ballë me diktaturën dhe do të zbulojnë mizorinë e saj. Gjithçka do të marrë tatëpjetën thjesht nga një gabim fatal në një mbrëmje të zakonshme…

Nga dashuria e ndaluar, tek dhunimi i intimitetit e duke përfunduar tek morfinomanët e fshehur në statistikat zyrtare Klara Buda trajton temat më tabu të brezit të saj.
Është fiksoni që mungonte mbi diktaturën, me të cilin Klara Buda me formim perëndimor, hyn denjësisht në letrat shqipe.

I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, Kloroform është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rreshtin e fundit.

Romani është botuar nga shtëpia botuese “Dudaj” dhe tashmë disa muaj ka hyrë në listën e librave më të shitur. Ai do të prezantohet nga shkrimtari Beqë Cufaj. Gazetari dhe analisti Augustin Palokaj do të flasë për autoren Klara Buda.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›