Mitrush Kuteli njera ane e Nderit te kombit

Motivacioni i titullit te larte njeh vetem kontributin e Dhimiter Paskos shkrimtar dhe harron ekonomistin dhe atdhetarin.
Presidenti Bamir Topi dekoroi Mitrush Kutelin Pas vdekjes me Urdhrin Nderi i Kombit . Motivacioni Personalitet i shquar ne levrimin e artit poetik dhe modernitetin e prozes shqipe mjeshter i perkthimit te kryeveprave te letersise boterore ne gjuhen shqipe kritik me stil dhe kendveshtrim origjinal ne trajtimin e shume dukurive letrare.
Sic shihet motivacioni i titullit te larte njeh vetem kontributin e Dhimiter Paskos shkrimtar dhe harron ekonomistin dhe atdhetarin.
Pandeli Pasko ne emer te familjareve dhe te afermve te Dhimiter Paskos falenderoi per nderimin qe beri institucioni i larte i shtetit i cili me titullin Nderi i Kombit i dha fund odisese se dekorimit te Kutelit cfare eshte deshiruar shume nga populli dhe sidomos nga intelektualet e Pogradecit te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.
Pasko tha Me gjithe pluhurin e madh qe le pas koha jemi ne 103 vjetorin e lindjes dhe ne 43 vjetorin e vdekjes - na vjen mire qe ne kete salle ka shume njerez te cilet e kane njohur drejtperdrejt Kutelin i kane degjuar fjalen i kane njohur vuajtjet e brejtjet. Dhe brejtja me e madhe nuk ishte vetja e tij por Shqiperia. Shqiperi per Kutelin ishte edhe Kosova dhe tere trojet shqiptare.
Se i pat thene vetes Izedin Jashar dhe pat leshuar klithmen Jam kosovar pra jam shqiptar.... Me gjithe fjetjen e fjaleve te pathena ne savanin e harrimit qe gjema e nema e diktatures i hodhi ne shpine ne burgje e ne kenete Maliqi Kuteli arriti te mbijetoje jo vetem fizikisht por edhe me artin e tij qendroi nuk thuri lavde per regjimin por fjale te embel shqipe.
Ne intervisten e shkurter per Shekullin Atalanta Pasko e cila vazhdon te kujdeset per botimin e vepres se te atit mbeshtet opinionin e Pandeli Paskos me pak argumente.
Zonja Pasko ne fjalen pershendetese te familjes Pasko u permend nje Odise e titullit. fare ka ndodhur
Medalja Nderi i Kombit permban dy fjale shume te rendesishme nder dhe komb dhe si e tille eshte nje vleresim i larte per njeriun te cilit i jepet.
Ne rastin e Kutelit me sa dime ne si familje eshte kerkuar edhe nje here tjeter nga Ministria e Kultures por Presidenti i atehershem Alfred Moisiu i ka akorduar Mjeshter i Madh i Punes.
Sipas fjaleve te thena jo zyrtarisht eshte rasti i vetem qe nuk u pranua nje propozim i tille nga nje president i Shqiperise. Shkaku Smund ta them mbase nje mungese informacioni ose edhe nje keqinformim nga njerez te interesuar per te keqinformuar.
Motivacioni Personalitet i shquar ne levrimin e artit poetik dhe modernitetin e prozes shqipe mjeshter i perkthimit te kryeveprave te letersise boterore ne gjuhen shqipe kritik me stil dhe kendveshtrim origjinal ne trajtimin e shume dukurive letrare.
Mjafton
Si te aferm te Kutelit ne as mund te kerkojme e aq me pak te caktojme vleresimet qe mund ti jepen nga institucionet e vendit pavaresisht nga mendimi yne i patrazuar nga modesti false.
Por vleresimi maksimal i bere sot nga Presidenti Bamir Topi ne nje ceremoni te thjeshte e dinjitoze sic i shkon vete figures se Kutelit na gezon e na nderon. Na gezojne po ashtu dhe urimet e shumta te miqve te Shqiperise Kosoves e Maqedonise sepse kjo perserit dhe nje here qe Dhimiter Paskua edhe si Mitrush Kuteli i takon gjithe kombit shqiptar.
Sa per motivacionin ai perfshin vetem veprimtarine si letrar dhe le ne heshtje veprimtarine ne fushen ekonomike dhe financiare madje dhe dashurine per vendin. Pse-ne e kesaj nuk e di mbase eshte nje mungese koordinimi mes institucionesh mbase edhe mosnjohje sa duhet e kesaj ane te veprimtarise se Dhimiter Paskos veprimtari ku ngerthehen momente shume te rendesishme te financave te Rumanise e Shqiperise dhe te vete jetes se Kutelit.
Nderi i Kombit dhe tituj te tjere qe jep Presidenti jane kthyer ne vleresime rutine per figura te padiskutueshme e te diskutueshme ne kontributet per kombin. Juve ju ben pershtypje kjo uniforme titujsh
Ajo qe me ben te ndjehem mire nga kjo ngjarje ne jeten e pasvdekjes se Babait - me vjen mire ta permend nje here edhe keshtu - eshte se institucionet tona politike vleresojne nje njeri qe ka bere politiken e Kombit edhe si ekonomist edhe si letrar duke ndenjur perhere larg politikaneve.
Per me teper kur nuk ka qene dakord me politiken e ka kundershtuar ate si ne Rumani edhe ne Shqiperi dhe ka dhene doreheqjen nga posti i larte drejtues ne Banken e Shtetit Shqiptar me 1946 duke mos perfillur te mirat qe sillte ky post dhe duke u ndeshur me ndeshkimet qe do te shoqeronin doreheqjen. Ndonese kjo fushe e jetes nuk perfshihej ne motivacionin e medaljes mbase vete medalja do behet shtyse per ta njohur me gjere e me thelle figuren e Dhimiter Paskos ne art Mitrush Kuteli.
Shenime biografike
Mitrush Kuteli u lind ne Pogradec me 13 shtator 1907. Pas shkolles fillore ne Pogradec shkon ne Selanik i ati i siguroi nje burse per shkollen tregtare dhe prej andej ne Bukuresht ne vitin 1931 ku u diplomua ne shkencat ekonomike dhe ne vitin 1934 merr dekoraten e shkencave ekonomike. Ne 1932 si Kryetar i Studenteve Shqiptare ne Rumani mbledh ndihma per te botuar poezite e bashkeqytetarit te tij Lasgush Poradeci librin e tij te pare Vallja e Yjeve me 1932.
Autori i Hanet e karvanet Vjeshta e Xheladin Beut I pasuri qe ish i varfer fort Dashuria e barbarit Artan per te bukuren Galatea E madhe eshte gjema e mekatit dhe bankieri i talentuar krejt papritur arrestohet me 16 maj 1947. Pas 7 muaj hetuesi u denua per agjitacion e propagande me 5 vjet heqje lirie nderkohe qe i humbet gjate kesaj kohe vepra qe kishte ne shtyp permbledhja me tregime Dashuria e barbarit Artan Zbulesa e dyte e Pjeter Kulires nga Liqerasi nje roman per burgun e Prishtines drama Ura Rrefime me te gjall e me te vdekur dhe Shenime ekonomike.
Pas daljes nga burgu strehe Kuteli pati perkthimin.
Nje perkthyes i persosur i Gogolit Turgenjevit Pushkinit Gorkit Tolstoit Fadajevit Shollohovit poezi te Elyarit dhe Nerudes ...Vitet qe do te vijne Kuteli i kthehet letersise deri me 4 maj 1967 kur ndahet nga jeta.