E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet bashkëpunimi Adelina-One

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Adelina Tahiri sot zyrtarizoi bashkëpunimin me kompaninë e telefonisë mobile në Maqedoni, One.

Në mbledhjen ku ishin të pranishëm Adelina dhe përfaqësuesit i operatorit celularë One, zyrtarët shpjeguan se e çmojnë shumë punën e deritanishme të Adelinës si një këngëtare e suksesshme dhe se ku është suksesi One si kompani duan të jenë të pranishëm me përfaqësues të tyre.

Ndërsa Adelina tha se është tejet kënaqur për fillimin e bashkëpunimit dhe shtoi se të gjithë këngëtarët e suksesshëm kanë bashkëpunime të tilla me kompani të ndryshme dhe që ajo .është e lumtur që do të jetë fytyra e operatorit One.

Bashkëpunimi ëdhtë paralajmëruar të ketë afat prej një viti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›