E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrentët e ''frikshëm" të Shqipërisë

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, po bëjnë përgaditjet e fundit para ngjitjes në skenën e Festivalit Europian, në natën e dytë gjysmëfinale më 16 maj, në Malmo të Suedisë. Ata  do të këndojnë “live” versionin final të këngës “Identitet”, të realizuar në studiot “Kingside” në Suedi.

“Tani që ka filluar numërimi i orëve mbrapsht deri në ngjitjen tonë në skenën e Eurosongut, në natën e dytë gjysmëfinale, , vërtet ndihemi të emocionuar. Por është një emocion i bukur, ndaj shpresoj që ta përjetojmë sa më mirë, t’ia kalojmë bukur e të korrim suksesin që ta meritojë gjithë Shqipëria”, ka thenë Lulgjuraj për mediat shqiptare.

Ai ka dëgjuar edhe krijimet e tjera dhe për sa i përket konkurrencës, dy janë këngët që mendon se do pëlqehen nga publiku: “Mendoj kënga ruse dhe ajo skandinave.”
Ndërsa personalisht, Lulgjuraj veçon këngën greke.

Duke folur për pritshmërit, ai ka thenë: “Rona Nishliu na la një përgjegjësi shumë të madhe edicionin e kaluar, pasi u pozicionua në vendin e pestë. Si fillim synojmë finalen dhe pastaj, nëse e kalojmë këtë fazë, kërkesat tona do të rriten dhe patjetër që shpresojmë të kapim një vend më të mirë në këtë garë, dhe pse jo, vendin e parë.” /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›