E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia:Do përdorim fondet e BE në rast nevoje

Greqia nuk do të ngurrojë të kërkojë ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nëse do të jetë e nevojshme, tha kryeministri grek Papandreu.

"Nëse interesi kombëtar e kërkon që ne të përdorim mekanzimin mbështetës të ofruar nga BE-ja dhe FMN-ja, në formën e huasë, do ta bëjmë një gjë të tillë pa hezituar", tha Papandreu.

Komentet e kryeministrit të Greqisë u bënë pas një takimi me zyrtarë të lartë të financave greke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›