E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovohet fjalori hungarisht-shqip, autor Vangjel Kasapi

Për lexuesin shqiptarë, vjen për herë të parë fjalori hungarisht-shqip, me autor Vangjel Kasapi. Në të janë përfshirë 50 mijë fjalë dhe 24 mijë shprehje frazeologjike. Autori e ka nisur punën për këtë fjalor në vitin 1992 dhe i janë dashur 14 vite që ta përfundonte atë.

Fjalori do tu vijë në ndihmë të gjithë atyre që u intereson gjuha hungareze, por sidomos studentëve shqiptarë qe do të vazhdojnë studimet në këtë shtet.
 

Në promovimin e fjalorit hungarisht-shqip, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Hungarisë i akredituar në Shqipëri, Molmar Shandor, ku ambasada e tij ka dhënë një ndihmesë financiare në botimin e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›