Demtohen monumentet rrezikohen objektet kulturore

Legjenda urbane për ekzistencën e thesareve dhe gërmime nga njerëz të paautorizuar kanë sjellë dëmtime të rënda në një numër të madh monumentesh Kulture në Tiranë. Ura e Brarit, Ura e Zogut në Mat, apo Kalaja e Zgërdheshit, janë disa nga monumnetet e kategorisë së parë të cilat kanë pësuar dëme të pakthyeshme.
“Nëpërmjet metodave shumë primitive tentojnë të gjejnë thesare të cilat nuk ekzistojnë. Unë u bëj thirrje gjithë këtyre personave që të mos ndërmarrin nisma të këtij karakteri sepse bëjnë një dëm shumë të madh për monumentin. Rasti më flagrant është ndërhyrja gërmuese te qemeri i urës së ku janë hequr tre metra kub gurë dhe ajo dëmton seriozisht qemerin dhe strukturën arkitektonike të urës”-thotë Arbër Kadia, Drejtori i Monumenteve të Tiranës.
Kadia, thotë se punët përkeqësohen nga pamundësia e menaxhimit të të gjitha monumenteve dhe mungesa totale e bashkëpunimit dhe reagimit të pushtetit lokal.
“Rasti flagrant është i bashkisë së Elbasanit ku jo më larg se 100 metra nga zyra e kryetarit të bashkisë, është një nga bazilikat më të rëndësishme me mozaikun më të bukur që ka Shqipëria e cila vit pas viti pastrohet nga kjo drejtori që s’e ka tagër të vet. Ne merremi me konservim jo me pastrim. Site arkeologjike dhe monumtente që janë shumë pranë tyre, dëmtohen dhe vidhen nga persona keqdashës. Kemi çuar shkresa dhe kemi bërë kontakte me komuna dhe bashkitë përkatëse dhe s’kemi pasur ndonjë fryt të madh”-thekson Kadia.
Drejtoritë rajonale të monumenteve nuk kanë aftësinë të ruajnë çdo munumnet që administrojnë. Rujatja nga keqbërësit vështirësohet edhe nga mungesa e vazhdueshme e sanksioneve.
Aurela Papadhima