Rëndohet gjëndja e grevistit, 9-ditë pranë Prokurorisë

Rëndohet gjendja e të moshuarit Hajredin Rami, i cili prej nëntë ditësh është ngujuar në grevë urie përballë godinës së Prokurorisë së Rrethit në Burrel.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se gjëndja e tij është mjaft kritike.
74-vjeçari Hajredin Rami, prej ditësh është ngujuar në një çadër të vendosur në trotuarin e bulevardit të qytetit, përkrah Prokurorisë së Rrethit të Matit, në shenjë proteste ndaj këtij institucioni, që sipas tij, nuk i ka kthyer pronën e tij të ligjshme.