Promovohet libri i ish-presidentit Ramiz Alia "Jeta ime"

Promovohet libri i ish-presidentit Ramiz Alia "Jeta ime". Libri është prezantuar nga drejtoresha e shtëpisë botuese "Toena" Irena Toçi.
Sipas saj në libër sillen fakte edhe për Koçi Xoxën e Mehmet Shehun, e të tjerë ish-funksionarë të lartë të dënuar nga regjimi i atëhershëm.
Ajo shtoi gjithashtu se në librin e tij ish-presidenti Ramiz Alia jep me detaje të gjitha etapat e rëndësishme të periudhës së regjimit komunist.
Vetë ish-presidenti Ramiz Alia theksoi se libri është një përpjeke për të shkruar jetën e tij. Alia i pyetur nga "Ora News" për deklaratat e kryeministrit Berisha për masakrën e Tivarit theksoi se kjo ngjarje u quajt krim kundër shqiptarëve dhe vetëm ata kosovarë ose serbë që e kryen mund të flasin rreth saj.
Duke bërë një përmbledhje të librit të tij Alia theksoi se në këtë libër ka përshkruar atë realitet që ka jetuar Shqipëria në kohën e regjimit komunist me të mirat dhe me të këqijat e saj.
"Tani në moshë të kaluar dëshira ime të kujtoja gjithçka që ka qënë e dashur për mua që nga familja dhe shokët e deri tek ngjarje më të rëndësishme" theksoi Alia.
"është e natyrshme që në librin e shkruar nga unë lufta nacionalçlirimtare dhe rruga në jetën socialiste ka zënë një pjesë të madhe të librit" theksoi më tej Alia duke shtuar se këtë periudhë e ka përjetuar më shumë
"Nuk është një tekst historik por unë jam ndalur në ato ngjarje ku kam marrë pjesë vetë dhe kam shkruar për ngjarjet e atyre kohëve ashtu siç kanë ndodhur" shtoi Alia.
Më tej Alia ka theksuar se në libër janë dhënë pasqyrimi i ngjarjeve ashtu siç kanë ndodhur duke hedhur poshtë shtrembërimet që janë bërë kohët e fundit.
Gjithashtu Alia theksoi se ai në librin e tij është ndalur pak për periudhën kur Sali berisha e burgosi duke shtuar se Shqipëria ende gjendet në trazicionin e tejzgjatur dhe me shumë probleme dhe vështirësi për shtresat në nevojë.