E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i Salihamixhiqit

Për ata më të vjetrit, vitet e 60-ta në Kosovë konsiderohen të tmerrshme. Shqiptarët e Kosovës dhe në përgjithësi në Jugosllavinë e atëhershme paraqiteshin si armik që flet gjuhë tjetër; popullatë që edhe një herë tentoi t¹i mbijetojë vitet e gjenocidit, vazhdimin e politikave kolonizuese dhe imperialiste të veshura me petkun e kuq, aparteidin, shovinizmin, ndjekjet politike, shtypjen policore dhe ushtarake, fushatat e dhunës. Vetëm më 1965 një shqiptar u bë Sekretar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Kosovës.

Sot të rinjtë e rikujtojnë këtë kohë vetëm përmes tregimeve të përjetuesve të asaj kohe. Në këto vite në Kosovë del një piktorë i cili sot e kësaj dite mbetet aktiv në artin pamor duke lënë gjurmë. Është fjala për Nysret Salihamixhiqi. I lindur në vitin 1931 në Zhabër të Mitrovicës, përfundoi Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1959 në Beograd.

Puna e tij është shfaqur në shumë vende të ish Jugosllavisë dhe Evropës, ndërsa së fundmi së bashku me artistin Jakup Ferri pati edhe një ekspozitë në Amsterdam.

Salihamixhiqi po rikthehet edhe një herë. Kësaj herë është Qendra për Art Bashkëkohor – Stacioni ajo që e mirëpret këtë artist me punën e tyre.

Puna e tij do të shfaqet sot në hapësirat e kësaj qendre.

“Ky udhëtim paraqet një operacion për të kapë kohën përmes punëve artistike dhe teksteve të përzgjedhura dhe punë në kontekstualizimin e kohës dhe hapësirës se ndërlidhur me veprat e jashtëzakonshme që janë në fokus të këtyre ekspozitave. Ky udhëtim paraqet edhe një investim në krijimin e hapësirës për një reflektim të ardhëm të besueshëm për punët e disa gjeneratave të artistëve, për gjeneratat e ardhshme të artistëve”, thuhet nga Stacion.

“Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi është pjesë e projektit Kthimi në të ardhmen nga Stacion ¬- Qendra për Art Bashkëkohor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›