Masakra e Tivarit, ish-presidenti Alia: Të flasin serbët dhe kosovarët
Ish-presidenti i Shqipërisë,Ramiz Alia ka promovuar sot librin e tij të radhës të titulluar "Jeta Ime", nga shtëpia botuese "Toena".
Libri është një përmbledhje prej 10 kapitujsh, në faqet e të cilëve, shkruhen ngjarjet e jetës së tij, që nga koha e rinisë, vitet e kaluara si partizan, marrëdhëniet me bashkimin sovjetik, me kinën komuniste, vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës, kohën në pushtet.
Në këtë libër ai flet gjithashtu dhe për marrëdhëniet e tij me Sali Berishën, dhe Fatos Nanon.
Në fjalën e tij ish-presidenti Ramiz Alia duke iu përgjigjur pyetjes së "Ora News" për masakrën e Tivarit theksoi se se kjo ngjarje u quajt krim kundër shqiptarëve dhe vetëm ata kosovarë ose serbë që e kryen mund të flasin rreth saj. Duke iu përgjigjur edhe akuzave të Kryeministrit Sali Berisha se ai ka pasur një rol të dyshimtë genocidi në këtë ngjarje Alia theksoi se " Kam një të keqe të madhe. Unë nuk e dëgjoj Berishën".
Duke bërë një përmbledhje të librit të tij Alia theksoi se në këtë libër ka përshkruar atë realitet që ka jetuar Shqipëria në kohën e regjimit komunist me të mirat dhe me të këqijat e saj.
"Tani në moshë të kaluar dëshira ime të kujtoja gjithçka që ka qënë e dashur për mua që nga familja dhe shokët e deri tek ngjarje më të rëndësishme" theksoi Alia.
"është e natyrshme që në librin e shkruar nga unë lufta nacionalçlirimtare dhe rruga në jetën socialiste ka zënë një pjesë të madhe të librit" theksoi më tej Alia duke shtuar se këtë periudhë e ka përjetuar më shumë
"Nuk është një tekst historik por unë jam ndalur në ato ngjarje ku kam marrë pjesë vetë dhe kam shkruar për ngjarjet e atyre kohëve ashtu siç kanë ndodhur" shtoi Alia.
Më tej Alia ka theksuar se në libër janë dhënë pasqyrimi i ngjarjeve ashtu siç kanë ndodhur duke hedhur poshtë shtrembërimet që janë bërë kohët e fundit.
Gjithashtu Alia theksoi se ai në librin e tij është ndalur pak për periudhën kur Sali Berisha e burgosi duke shtuar se Shqipëria ende gjendet në trazicionin e tejzgjatur dhe me shumë probleme dhe vështirësi për shtresat në nevojë.