Turne për ambientin
Një turne, i cili vije për të ndërgjegjësuar popullin e vendit tonë, që të ruajnë ambientin, të paktën kështu thuhej gjatë një konference të mbajtur në Ministrinë e Ambientit.
Grupi zviceran, “Broken Dreams” në përbërje të Alexandra Prusa (vokal), John Wolf Brennan (piano) dhe Peter Gossweiler në (kontrabas) do të mbajnë një turne nëpër Kosovë, ku do të performojnë, këngë kushtuar ambientit “Kosovaambent”, potpuri kjo e gjatë një orë. Teksti i kësaj potpurie është përshtatur në tri gjuhë të vendit, shqip, serbisht dhe turqisht.
Barbara Kohgler Beglinger ishte ajo e cila ndikoi që ky projekt të realizohet, duke angazhuar 20 kompozimet e bëra nga 15 kompozitorët më të njohur të vendit, si Fahri Beiqir, Florent Boshnjaku, Valton Beqiri, Ilir Bajri, Ilir Berani, etj.
Partiturat e këtyre kompozimeve janë bazuar në njëzet dëshira të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare. Duke përzgjedhur shumë nga ato fjali që fëmijët kishin shprehur me pak fjalë rreth vizionit të tyre për ambientin e Kosovës.
Në konferencë për shtyp Alexandra Prusa, vokaliste e grupit, u shpreh se ishte e shokuar nga kushtet të pakëndshme të mjedisit ne ketë vend.
“Gjithkah kishte plehra – në rrugë, në fusha, në lumenj. Ajri në qytetin e Prishtinës ishte aq i rëndë, saqë pas dy dite fillova të kollitesha, që sidomos për mua si këngëtare ishte një gjë e pakëndshme, “Kosovaambient” mund të jetë një kontribut i vogël që të ndërrohet vetëdija në këtë vend dhe me këtë shtet të ri”, u shpreh Prusa.
Ndërsa, Ambasadori zviceran në Kosovë, Lukas Beglinger shprehet si përfaqësues i një shteti me vetëdije të lartë për ambientin dhe që sillet në përputhje me të “dëshiroj që “Kosovambient Song” të ketë sukses të madh në Kosovë.
“‘Kosovambient’ është fryt i një shkëmbimi shumë origjinal dhe të pastër kulturor ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës dhe nga ky aspekt meriton një nderim të veçantë”,u shpreh ambasadori Beglinger.
“Qëllimi i projektit është që përmes fëmijëve të përcillet tek të rriturit mesazhi i qartë për ruajtjen e mjedisit. Prandaj nuk ka dyshim se mesazhet e dërguara nga fëmijët janë mesazhe që kanë rrjedhë nga ndjenja e sinqertë dhe dashuria e madhe që kanë ata për mjedisin”, tha Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yaigcilar.
Turneu do të filloj me datë 1 qershor, datë kjo që shënon “Dita ndërkombëtare e fëmijëve” dhe nis me koncertin në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Përveç Mitrovicës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt, “Broken Dreams”, do të përformoj edhe në Prizren, më 5 qershor, në “Ditën ndërkombëtare e mjedisit”.
Mysafir i turneut të “Broken Dreams” në Kosovë është edhe bateristi Nesim Maxhuni.