Promovohet në Paris “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”
21/03/2009 Mediatori i Francës (Avokati i Popullit) Jean-Paul Delavoye dhe shtëpia botuese “Favre” kanë promovuar në Paris librin “La femme du diable”, edicionin në frëngjisht të publicistit Fahri Balliu. Zoti Delavoye i akordon zotit Balliu edhe dekoratën “për kontribut të shquar në mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave të njeriut”
Dy ditë më parë, në Paris, në mjediset e Mediatorit të Republikës së Francës (Avokatit të Popullit), ky institucion i rëndësishëm i republikës franceze dhe Enti i njohur botues franko-zviceran “Favre” organizuan promovimin e librit “La femme du diable - Gruaja e djallit”, edicioni frëngjisht i librit të Fahri Balliut në libraritë shqiptare “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”. Në ceremoni morën pjesë personalitete të jetës publike në Francë, publicistë, njerëz të librit si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar aty. Merrte pjesë ambasadori i Shqipërisë në Paris Ylljet Aliçkaj si dhe Geneviève Garrigos, Presidente e Amnesty France, degës së prestigjiozes “Amnesty International”.
Në fjalën e tij prezantuese, Mediatori i Francës, Jean-Paul Delevoye, u ndal në kontributin që jepte përkthimi i librit në frëngjisht, në mënyrë që publiku francez e ai evropian të kuptonte më mirë shkeljen brutale të të drejtave të njeriut në Shqipërinë komuniste, në njërën nga diktaturat më të egra në Evropë. Në emër të qeverisë shqiptare, ceremoninë e ka përshëndetur zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës Halit Shamata, i cili u ndal kryesisht në rëndësinë e përkthimit dhe të publikimit në frëngjisht të monografisë “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”. Vetë autori i librit, Fahri Balliu, në përshëndetjen e vet ka falënderuar Mediatorin e Francës për ceremoninë, shtëpinë botuese “Favre” për publikimin e librit, i cili po njeh një sukses në libraritë e Parisit, si dhe përkthyesin e veprës.
Në përfundim të ceremonisë, Mediatori i Francës, zoti Delevoye e dekoroi zotin Fahri Balliu me një dekoratë mirënjohjeje “për kontributin e dhënë në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, përmes aktivitetit të tij letrar e publicistik, si dhe për publikimin në frëngjisht të veprës ‘La femme du diable’”. Ceremonia zgjoi interesin e mediave më të rëndësishme franceze, si “Le Figaro”, “Le Point”, “Le Monde e Liberation”, të cilat përcollën korrespondenca nga promovimi i librit në frëngjisht. Në korrespodencat mediatike spikasnin citime nga parathënia e edicionit në frëngjisht, shkruar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, si dhe pasthënia e presidentit të botimeve “Favre”.