Tutorja-prostitutë e 2 vajzave ekstradohet nga Spanja
21/03/2009 Kishte trafikuar dy të mitura. Interpoli ekstradon në SHBA 2 shqiptarë për drogë
Një 24-vjeçare nga Berati e dënuar për trafikim të të miturve u ekstradua dje nga Spanja, ndërsa dy shqiptarë u ekstraduan në SHBA, ku kërkoheshin për trafik droge. Ekstradimet u mundësuan ditën e djeshme nga Interpol Tirana.
Tutorja
Nga Madridi i Spanjës Interpoli ekstradoi 24-vjeçaren Valmira Mahmutaj. Ajo ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të të miturve”. Në datën 09.12.2004, në Prokurorinë pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Berat kanë bërë kallëzim dy të miturat A. K dhe M. E, 18 e 19 vjeçe. Mahmutaj është nga fshati Karkanjoz i Beratit. Është nëna e dy vajzave të vogla të lindura nga bashkëjetesa me tutorët e saj në Itali. Njëra prej fëmijëve të Valmirës është dorëzuar në jetimoren e Torinos menjëherë pas lindjes, ndërsa vajza tjetër arriti të lindë në Berat dhe tani është në kujdesin e prindërve të saj. Pranon se ka punuar në rrugët e Torinos si prostitutë, ndërsa përmend emrat e katër tutorëve të saj, kryesisht nga Saranda. Në nëntor të vitit 2004, Valmira gjendet në qytetin e saj të lindjes, Berat. Është vënë në kërkim të gjetjes së vajzave të përshtatshme për të punuar prostituta. Para gjykatës, e pandehura tregon se një ditë ka shkuar në "pub" dhe aty është njohur me dy vajza gjimnaziste, të moshës 16-vjeçare. Që në fillim qëllon në shenjë. Vajzat ishin me prindër të divorcuar. I merr në shtëpi. U jep rroba nga të sajat dhe më pas niset drejt Sarandës. Tregon se për të mbërritur në Sarandë ka ndërruar 5 makina.
Ekstradimet në SHBA
Drejt SHB-së u ekstraduan vëllezërit Fatbardh dhe Verjan Shtiza, 37 e 30 vjeç, sepse Gjykata e Distriktit të New Jersey-it, USA, ka lëshuar urdhrin për veprën penale të “mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.