SHTETI I SPIUNVE
Vleresuar sipas deklarates se nje ish-shefi te Sherbimeve per Siguri Shteterore te Jugosllavise se dikurshme te dhene per nje TV vendor se spiuni qe fshihet pas pseudonimit Ibar eshte nje super-intelektual rritet besimi se kjo dosje eshte e fabrikuar se ajo nuk ka te beje me ndonje udheheqes te tanishem partiak shqiptar ngaqe shqiptaret e Maqedonise nuk kane asnje kryetar partie qe do e meritonte nje vleresim te tille. Ne te vertete deri para disa viteve ata kishin nje intelektual te permasave superiore por pasi u pasurua ai u kthye ne Prishtine ku tani eshte i regjistruar ne dosjen e politikaneve te pensionuar. Dhe i njejti shqiptareve te ketushem u la ne trashegimi nje parti te quajtur PDSH kryesuesit e se ciles bartin ne vetvete aq te keqe sa ajo do mjaftonte per ta helmuar tere shqiptarine e jo me nje grusht shqiptaresh te Maqedonise. Kur jemi te kjo parti duhet rikujtuar se themelimin e saj e shenoi zbulimin i spiuneve ne radhet e PPD-se se dikurshme zbulim qe asokohe e beri ATSH-ja e Tiranes e qe pastaj PDSH-ja te vazhdonte aktivitetin e vet te begate ne pastrimin e shoqerise se ketushme shqiptare nga gjithe tradhtaret qe guxonin tu thoshin kryesuesve te saj se nuk jane gje tjeter perpos maunokrat.
Sa u perket dosjeve per kinse spiunet policore nga radhet e BDI-se eshte naive te mendosh se ato pasqyrojne vetem betejen e ndersjelle deri ne shfarosje politike mes PDSH-se dhe BDI-se. Pra eshte naive te mos e shohesh se keto dosje pasqyrojne te verteten per nje Maqedoni e cila gjithnje e me shume behet nje Kazablanke e Ballkanit se ato shpalosin te verteten se ky shtet ishte dhe mbeti nje stacion policor i sherbimeve sekrete policore serbe. Qe do te thote me keto dosje Serbia i percjell porosi te qarte Shkupit porosi e cila ka vetem nje domethenie se kur te doje Beogradi mund ta diskreditoje cdo person publik ne Maqedoni me cka mund te deligjitimoje edhe cilendo qeveri te ketij shteti. Pra keto dosje tregojne se Beogradi eshte vendi ku ruhet e kaluara kolektive dhe individuale e qytetareve te Maqedonise nga kohet e socializmit jugosllav me cka e sotmja e tyre varet nga rojtaret e bunkereve te ish UDB-se jugosllave.
Andaj publikimi i te ashtuquajturave dosje per kodoshet shqiptare mbase edhe nuk kane per qellim zbulimin por mbulimin e spiuneve te vertete. Ato nuk kane per qellim te pastrojne qiellin politik te Maqedonise nga mjegulla e erret e se kaluares por duan te tregojne se cka ndodh me nje shtet si ky shtet te cilin partite maqedonase ne pushtet e ndjejne si prone te veten. Pra duan te tregojne se sa lehte rrenohen te gjitha institucionet e nje shteti kur ato institucione nuk jane ne sherbim te qytetareve por jane bere dege partiake te VMRO-DPMNE-se dhe jane vene ne sherbim te forcimit te kesaj partie si dhe ne sherbim te degradimit te plote te shqiptareve te Maqedonise. Keto dosje pra tregojne se cka ndodh me shqiptaret e ketushem kur BDI-ja te drejtat e tyre i realizon ne shoqeri me Gruevskin kur udheheqesit e dikurshem te UCK-se pranojne ti sherbejne si mbulese VMRO-se antishqiptare nje partie e cila udheheqes shpirteror ka Lataset e Milenkot njerez qe i mban gjalle urrejtja ndaj shqiptareve. Gje qe te con te pyesesh veten Valle ky do jete morali i disa politikaneve shqiptare Valle udheheqesit e BDI-se nuk e kuptojne se duke bashkepunuar me pacavuret qe deri ne diten e fundit i sherbyen Milloshevicit ata me doren e vet e kane nenshkruar mundesine qe dikush ti njollose qe dikush tua baltose shqiptareve te ketushem ate me te vlefshmen qe kane ate qe ua riktheu dinjitetin dhe krenarine ndash UCK-ne e dikurshme
Por sido qe te jete nga kete dosje qe demtojne shqiptaret e ketushem dikush do kete dobi te madhe. E ai eshte Kryeministri aktual i Maqedonise Nikolla Gruevski nga institucionet e te cilit Ali Ahmeti tani kerkon ndihme te deshmoje pastertine e vet. E qe i del njesoj sikur te kerkosh te te shperlaje ai i cili mbase edhe ta ka hedhur balten mbi trup. Pra me keto dosje Gruevski u hapi edhe nje teme shqiptareve te ketushem qe te merren me vetveten e qe nderkohe ai pa pengesa ta kompletoje koleksionin e permendoreve ne qender te Shkupit. Me keto dosje ai i gjeti pune shtese Ali Ametit e coi kryesuesin e BDI-se te mos merret me pune qe nuk i takojne sic eshte anetaresimi i shtetit ne BE dhe NATO por te shtrengohet te deshmoje pastertine e vet te padiskutueshme patriotike. Dhe kete Gruevski e arriti ngaqe e di se tani sikur edhe vete Perendia te deshmoje se dosjet jane te rrejshme BDI dhe PDSH do paguajne cmim te madh per ngritjen e temperatures politike mes shqiptareve te ketushem posacerisht kur kesaj grindjeje iu bashkengjiten edhe personalitete te njohura politike kosovare. Kur jemi te perfshirja e politikaneve kosovare ne kete grindje nderpartiake mes BDI-se dhe PDSH-se nese ata do ishin politikisht largpames do duhej te hiqnin dore nga te dy keto parti. Edhe ate nese jo per hicgje tjeter atehere shkaku se rasti i dosjeve me se miri shpalos te verteten se keto parti nuk jane te afta te mbrojne as vetveten nga manipulimet policore e le me popullin. Pra ata do duhej me ne fund te shihnin se shqiptaret e ketushem kane mbetur peng te dy partive te cilat qemoti jane shkeputur nga populli se njera nga ato ndash PDSH-ja bart sasi te madhe te destruktiviteti politik ne vetvete e tjetra ndash BDI-ja eshte aq e pergjumur dhe e dehur nga te qenit prane grazhdit te shtetit sa ka harruar se ka marre votat e shqiptareve te ketushem per ti mbrojtur ata nga projektet antishqiptare te Gruevskit e jo te mundohet ta vere ne gjume popullin e vet me ninullat e Ali Ahmetit se cdo gje eshte koordinuar me miqte perendimore te shqiptareve dhe te Maqedonise.
Kur jemi te dy partite e ketushme shqiptare duhet thene se BDI-ja ka vetem nje te mire nuk eshte me e keqe se PDSH-ja. Andaj pa hamendje mund te thuhet se sikur BDI-se tia heqesh qafe PDSH-ne nga partia e Ali Ahmetit e ketille sic eshte tani nuk do mbetej asgje qe do e bente te pranueshme per shqiptaret e ketushem. Nga ana tjeret mos ishin keto dy parti te atilla sic jane pra te interesuara per pushtet pa pasur ne dore shtetin Gruevski kurre nuk do ia dilte te realizonte dy pikat me te rendesishme te programit te tij antishqiptar ngritjen e permendoreve dhe kishave ane e mbane Maqedonise dhe defaktorizimin politik te shqiptareve te ketushem. Qe do te thote se e keqja e PDSH-se e ushqen BDI-ne anemike e te dyja se bashku ia mbulojne Gruevskit nje antishqiptari perfide mbulojne veprimet e Kryeministrit aktual te Maqedonise i cili ia doli qe shqiptareve te ketushem tua marre hakun per konfliktin e 2001-shit duke asgjesuar thuajse te gjitha fitoret e shenuara ne Marreveshjen e Ohrit.
Do ishte mekat nese Gruevski do shpallej fajtor i vetem per kete qe u ndodh sot partive dhe shqiptareve te Maqedonise. Fajin me te madh per kete e kane vete partite shqiptare e strategjine e te cilave drejt e lexoi Kryeministri i tanishem i shtetit me cka e kuptoi se ato kane vetem nje qellim pjesemarrja e tyre ne qeveri me cdo kusht dhe pa kushtezuar me asgje partnerin maqedonas ne koalicionin qeveritar. Ne te vertet Gruevski e kuptoi se partite shqiptare kot qe thirren ne emer te popullit se ato qemoti kane mbetur pa popull dhe kane vetem partizane partiake qe u mbushin kutite e votimit. Gje qe me se miri u pa gjate zgjedhjeve presidenciale kur simpatizantet e BDI-se votonin ne vend te popullit te tyre per te permbushur censusin e duhur per te zgjedhur Presidentin e shtetit qe deshironte Gruevski e te cilin Ali Ahmeti duhej ta perkrahte vetem sa mos ta humbiste poziten e vasalit te besuar nga Kryeministri.
Ja e tille eshte Maqedonia e sotme ne te cilen shqiptaret merren me dosje policore e maqedonasit e ngushellojne veten duke krahasuar thenien e tyre se mes tre maqedonasve dy jane spiune me ate se mes shtate shqiptareve pese jane kodoshe te vetvetes. Me cka do del puna se populli shumice qe jeton ne Maqedoni eshte ai i spiuneve policore e qe do te thote se cdo shtet i ka spiunet e vet por vetem spiunet e Maqedonise kane shtetin e tyre. Pra me cka do deshmohet se nje shtet i tille edhe burreshtetasit i ka te telekomanduar nga larg. Do deshmohet se nje shtet te tille mund ta drejtoje edhe nje parti antishqiptare por e mbuluar nga vasalet shqiptare se mund ate ta drejtoje nje parti si VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit e cila veprimtarine e vet politike e filloi me mitingjet ku kerkoheshin Dhoma gazi per shqiptaret e mbase do e permbylle me ngufatjen perfundimtare te funksionimit politik te shqiptareve te ketushem.