E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovon turizmin

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 12:50

Këngëtarja ka theksuar se videoja e këngës do t’i shërbejë më së shumti promovimit të turizmit dhe traditës shqiptare. “Ky klip nuk do më përfaqësojë mua si Aurela Gace, kam mbi shpatullat e mia emrin e Shqipërisë.

Këngëtarja Aurela Gaçe ka folur më në fund edhe për realizimin e kripit të saj, duke thënë se një klip i këtillë do të promovojë edhe Shqipërinë, sidomos turizmin shqiptar.

Këngëtarja, e cila në klip paraqitet në vendet më turistike të Shqipërisë, duke filluar nga Shkodra e deri në Himarë, ka thënë se klipi është edhe një punë e mirë që ajo ka bërë me stafin e saj dhe në këtë rast nuk ka harruar që të përmendë edhe ekipin e tij që kanë ndihmuar shumë në realizimin e tij.

Kënga “Feel the Passion” ka për autor tekstin e këngës Sokol Marsin dhe me kompozitor Shpëtim Saraçit, ndërkaq pavarësisht se disa portale kanë shkruar se kënga është favorite, njëra prej bastorëve më të mëdha në Evropë nuk gjendet askund emri i Aurelës në këtë festival.

Aurela është njëra prej këngëtarëve që ka qenë e pranishme në skenën shqiptare qëkurse fëmijë, kur ishte paraqitur në Festivalin e Fëmijëve në Vlorë. Ajo ka pasur një numër të madh të festivaleve ku kishte marrë shumë çmime. Ajo ka qenë disa herë fituese e Festivalit të RTSH. Festivali i vetëm që Aurela nuk e ka provuar është top-fest.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›