E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çudisin Tiranën

Nga Ardian Jasiqi më 17 mars 2011 në ora 12:49

Dy frizerët e Prishtinës, të cilët njihen për formën e tyre të veçantë të prerjes së flokëve që ngjason me stilin UniSex të zhvilluar në Gjermani, kanë çuditur Tiranën me një performancë që e kanë mbajtur me rastin e Ditës së verës në Tiranë.

Ngadhënjim Gllasoviku dhe Altin Nebihu në Kosovë njihen për prerjen e flokëve në mënyrë të ndryshme nga të tjerët, përderisa performancën e tyre ka ndihmuar një sallon i flokëtarëve me emrin InFashion. Në këtë performancë kanë qenë të ftuar edhe persona të tjerë, por paraqitje e dyshes kosovare ka mahnitur Tiranën me paraqitjen e tyre.

“Ne kemi pasur shumë mysafirë gjatë paraqitjes në shesh, përderisa kemi pasur edhe një bashkëpunim me përfaqësues të markës së ngjyrave Elgon nga Italia.

Nga Kosova kanë qenë të ftuar vetëm tre frizerë. Madje në këtë performancë tre frizerët tanë kanë pasur rastin që të kenë 200 kliente femra që ka qenë një rekord për ne”, ka thënë në një prononcim për Express, Ngadhënjim Gllasoviku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›