E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët e OSSH-së nën hetim nga KE

Inspektorët e Komisionit Europian kryen një kontroll surprizë në zyrat qendrore të kompanisë që dyshohet për abuzime


CEZ dyshohet se ka prishur konkurrencën në treg dhe ka rritur abuzivisht çmimin e energjisë


TIRANË- Pronarët e rinj të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kompania çeke CEZ është nën hetim nga Komisioni Europian pasi dyshohet se ka prishur konkurrencën në treg dhe ka rritur çmimet në mënyrë artificiale. "Rreth 30 inspektorë të sektorit të konkurrencës në Komisionin Europian mësynë zyrat e kompanisë CEZ.


Komisioni ka të drejtën të dyshojë se kompania Energjetike CEZ ka ndërmarrë në mënyrë të njëanshme apo në bashkëpunim me kompani të tjera nisma që cenojnë konkurrencën në treg duke e bërë atë dominante në tregun e energjisë.


Gjithashtu dyshohet se kompania ka ndërmarrë nisma për të përjashtuar nga tregu konkurrentët e saj por edhe për rritje artificiale të çmimeve të energjisë elektrike.


Nëse këto dyshime provohen, kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të rregullave të të bërit biznes dhe abuzim me fuqinë e të pasurit të monopolit të një produkti", - është shprehur zëdhënësi i sektorit të konkurrencës në Komisionin Europian Xhonatan Todd. Më tej ai theksoi se nëse dyshimet e mësipërme do të vërtetohen, kompania në fjalë do të përballet me sanksione.


CEZ, zotërohet në masën 70 për qind nga qeveria çeke, dhe është duke blerë operatorë të tjerë energjetikë në Europën Qendrore dhe Lindore. Me blerjen e 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kundrejt 102 milionë eurove, CEZ është futur së fundmi edhe në tregun shqiptar duke marrë monopolin në këtë sektor.


Lajmi për kontroll nga KE konfirmohet edhe nga vetë kompania. Në faqen e tij zyrtare, grupi CEZ pranon se në zyrat e tij ka pasur një kontroll nga inspektorët e Komisionit Europian dhe shprehet i gatshëm për ofrimin e çdo të dhëne që do të kërkohet prej tyre.


Zëdhënësi i grupit, Ladislav Kí, ka pohuar me anë të një komunikate zyrtare "të gjitha hapat e hedhura nga kompania janë në përputhje të plotë me ligjin dhe se kompania është e gatshme që t'u ofrojë inspektorëve të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Hetimi pritet të zgjasë disa muaj në varësi edhe të kompleksitetit të situatës por edhe bashkëpunimit të kompanisë".


Në rastet kur vërtetohen dyshimet për prishje të konkurrencës në treg, Komisioni Europian ndërmerr masa të ashpra ndaj kompanive me gjoba që shkojnë deri në 10 për qind të të ardhurave. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një gjobë që mund të kalojë shumën e një miliardë dollarëve.


Gjatë viteve të fundit, Komisioni Europian ka ndërmarrë në mënyrë të vazhdueshme kontrolle ndaj kompanive energjetike me synim ruajtjen e konkurrencës në treg.
Lajmi për dyshime të prishjes së konkurrencës nga ana e kompanisë dhe rrjedhimisht rreziku për një gjobë të majme ka ndikuar edhe në bursë. "Wall Street Journal" raporton se menjëherë pas publikimit


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›