Moti i keq, nuk nisen tragetet Vlorë-Brindizi
VLORË- Moti i keq dhe deti i trazuar kanë penguar lundrimin e trageteve në portin e Vlorës. Sipas të dhënave nga porti mësohet se forca goditëse e dallgëve të detit ka arritur deri në 7 ballë.
Për këtë arsye, nuk janë lejuar të nisen tre tragetet që bëjnë linjën Vlorë-Brindizi.
Ndërkohë që puna në port është vështirësuar. Anijet peshkimit janë këshilluar të mos dalin në det të hapur, deri në përmirësimin e kushteve të motit.