Sherr ne Keshillin Bashkiak, socialistet shkarkojne kryetarin
Vlore- Mbledhja e radhes ne Keshillin Bashkiak te Vlores eshte shoqeruar me akuza te ndersjellta mes kampeve politike. Situata ka perfunduar me miratimin e 9 pikave per buxhetin e bashkise dhe largimin e keshilltareve te koalicionit te djathte. Madje socialistet nuk jane mjaftuar me kaq, pasi menjehere pas braktisjes se mbledhjes nga kryetari Arben Sinani, perfaqesues i LSI-se, kane vijuar diskutimet nepermjet nje mocioni per shkarkim. Me 23 vota pro dhe nje kunder eshte miratuar largimi i Sinanit nga ky post dhe me po kaq vota eshte zgjedhur kryetar drejtuesi i grupit socialist ne Keshill, Kujtim Sulce.
Debati i djeshem ka nisur per shkak te nje projektvendimi te propozuar nga bashkia e Vlores, "per riorganizim te fondeve buxhetore te bashkise, ne vendimin nr. 55, date 26 dhjetor 2008". Perpara hedhjes per votim, kreu i bashkise Shpetim Gjika, kerkoi fjalen duke sugjeruar miratimin e buxhetit shtese per arsye objektive. "Shkak per vonesat ne investimet e bashkise se Vlores, kane qene punimet ne ujesjellesin e ri te qytetit",-tha Gjika. Ai garantoi keshilltaret dhe komunitetin se nuk ka asnje qellim elektoral ne kete projektvendim, pasi zgjedhjet jane larg. "Garantoj se pas ujesjellesit, kanalizimeve, linjave te Abltelekomit dhe disa investime private qe jane finalizuar, qyteti i Vlores s'do te vuaj me nga carja e rrugeve", u shpreh kryebashkiaku.
Menjehere pas tij ka dhene deklarate Laureta Bejkosala, ne emer te keshilltareve te PD, PDI, LSI, PR dhe PAD, ku i kerkonin bashkise dhe kryetarit Gjika transparence ne kete projektvendim. Sipas ketyre grupeve te keshilltareve, projektvendimi ne fjale ishte teresisht i pamotivuar, i pajustifikuar nga pikepamja ligjore, teknike dhe financiare. Sipas koalicionit te djathte, bashkia i kerkon keshillit miratimin e 260 milione lekeve shtese, per 9 projekte, te cilat nuk i ka nisur ende. "Ne cdo projekt, kerkohet gati dyfishi i vleres dhe ne s'kemi asnje ide, se ne c'zera te projekteve do te shkojne keto leke", u shprehen keshilltaret. Kurse per mungesen ne mbledhjen e te henes, ata sqaruan se nuk u be nje bojkot i Keshillit, por kerkese per transparence dhe per legjitimitet te ketij institucioni. Madje keshilltaret kane ngritur pyetjen perse 92 per qind e investimeve te parashikuara per vitin 2009 ende nuk kishin nisur. Pas deklarates keshilltaret e djathte kane dale nga salla e mbledhjes, duke i kerkuar keshillit mos te keqperdor "numrin e te majteve", por transparencen.
Nga salla ka dale edhe kryetari i Keshillit Bashkiak, perfaqesues i LSI-se, Arben Sinani, i cili u kerkoi keshilltareve "te mos beheshin pjese e maskarades te bashkise se Vlores, e cila vjedh hapur taksat e vlonjateve". Por kryebashkiaku Gjika e cilesoi kete veprim, si akt politik.