E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pronat, 130 mije ha per kompensim"

Fatjona Mejdini

Republikanet serish vihen ne bllokun e subjekteve politike, te angazhuar per zgjidhjen e problemit te kthimit dhe kompensimit te pronave, duke kerkuar realizimin e me te mires se mundshme per ish-pronaret. PR mbeshteti dje edhe qendrimin e deklaruar nga kryeministri Berisha, sipas te cilit nje pjese e ish-pronareve do te marrin demshperblim fizik, me prona ne bregdetin shqiptare. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi dje se aktualisht ne bregdet, jane gati 4 mije hektare toke, te cilat mund te kalojne menjehere ne pronesi te ish-pronareve, qe kishin kerkuar kompensim fizik. Por sipas Arian Madhit, ekzistojne me shume se 4 mije hektare toke ne dispozicion te kompensimit fizik, madje sipas tij kjo sasi arrin deri ne 130 mije hektare, ne te gjithe vendin. "Jane rreth 70 mije toke kullota, pyje dhe livadhe, qe marrin nje tjeter vlere, duke qene se vendndodhja e tyre eshte ne bregdet. Po keshtu jane 30 mije hektare te tjere, parqe kombetare, te cilat mund te vendosen ne dispozicion te procesit. Ka edhe toka te pafrytshme te cilat mund te jene te veshtira per t'u shfrytezuar qofte per ndertim, por me troje jane rreth 30 mije hektare", deklaroi perfaqesuesi republikan dje per mediat, duke theksuar se ne total shkojne 130 mije hektare toke. Ne kete menyre, republikanet mbeshtesin edhe vendimin e fundit te qeverise sipas te cilit 4 mije hektare toke ne 5 qytetet ne bregdetin e Adriatikut, do te nisin shperndarjen permes procedurave ligjore te Ministrise se Drejtesise. Nga ana tjeter sipas Madhit, nuk eshte normale qe kontributet per ceshtjet e pronesise ne vend te copezohen. Kete qendrim ai e mbajti, duke pasur parasysh qendrimin e shoqatave te ish-pronareve, te cilat kane kerkuar ne Gjykaten Kushtetuese amendimin e ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave". "Ne qofte se persona te caktuar kerkojne te realizojne nje protagonizem mediatik, atehere jane te lire ta bejne ne cdo rast. Nese persona te caktuar kerkojne ta fragmentizojne pikerisht procesin e kontributeve per kthimin dhe kompensimin e pronave, kjo eshte ceshtja e tyre", deklaroi Madhi, duke shtuar se republikanet do te vazhdonin te mbronin te drejten e pronesise ne vend dhe kontributin per kete ceshtje. Pak dite me pare ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, kryeministri Berisha njoftoi se se shpejti do te niste edhe kompensimi fizik per ish-pronaret. Sipas kreut te ekzekutivit, ky proces do te kryhej me pronat e identifikuara si shteterore, ne te gjitha zonat e vendit qe lageshin nga deti. Nje jave me pas qeveria mori edhe vendimin per te filluar shperndarjen e 4 mije hektareve prone ne bregdet, ne kuader te kompensimit fizik te ish-pronareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›