E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet tribuna e drurit plagosen 100 persona

Nje tribune druri u shemb papritur gjate nje gare makinash ne qytetin jugor brazilian Quatro Pontes duke plagosur me shume se 100 persona. Autoritetet kane bere me dije se rreth 200 vete ishin mbledhur per te ndjekur garen kur struktura u thye e gjitha. 6 nga te lenduarit qe kishin plage me serioze u derguan me urgjence ne spitalin e nje qyteti fqinj. Dy prej tyre jane ne gjendje kritike per jeten. Skuadrat e zjarrfikesve ne vendngjarje thane se kompania organizatore e eventit nuk i kishte thirrur per te inspektuar tribunen. Policia ka nisur nje hetim per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›