E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret 37-vjeçari, dyshohet nga depresioni

FIER- Një 37- vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi në komunën Mbrostar, në qytetin e Fierit.

Viktima, Taulant Sinani u gjet nga familjarët e tij. Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se 37-vjeçari i dha fund jetës pasi po kalonte prej disa kohësh një gjendje depresive.

Viktima ishte i martuar, baba i dy fëmijëve. Policia njoftoi se ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar 37- vjeçarin drejt aktit të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›