E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, Dade: S'keni vullnet për zgjidhje, Halimi: Po zhbëjmë gjëmën e komunizimit

TIRANE- Kuvendi në seancën e sotme plenare mori në shqyrtim pr/ligjin, "Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij".
Nga foltorja e Kuvendit deputetja e PS-së Arta Dade i bëri thirrje kolegëve të saj të majtë dhet ë djathë të mos e votojë projektligjin pasi ai bi ndesh me 12 prioritet e KE. Dade akuzoi qeverinë se nëpërmejt këtij projetkligji po favorizon mazhoranën, ndërkohë që theksoi se kryemisnitri nuk ka pasur vullnet për ti dhënë zgjidhej pronës.

“Duhet një plan veprimi për të drejtat e pronësisë me grupet e interesit, kjo nismë duhet të përfshijë proceset e kthimit dhe legalizimit. Ky ligj mbetet i bllokuar nga qeveria. Sali Berisha nuk ka pasur vullnet për ti dhënë zgjidhje cështjes së të drejtës së pronës. Nuk është përfunduar strategjia për pronën.c Cështje si taksa për pronën mbeten pa u ndryshuar. Qeveria nuk ka nxjerrë një axhendë lidhur me të drejtat e pronës. Abuzim tjetër me pronën është ulja e truallit. Ky ligj do favorizojë klientët e mazhorancës”,- deklaroi Dade.

VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›