E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubik, grabiten paratë e pensionistëve, ndiqen penalisht dy punonjës të postës

RUBIK- Grabiten paratë e pensionistëve në zyrën postare të Rubikut, ndiqen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyrë dy punonjësit e saj.

Lajmi konfirmohet nga policia, sipas së cilës mbrëmjen e djeshme grabitësit kanë thyer zyrën e postës dhe kanë grabitur nga kasaforta e koduar shumën prej rreth 210 mijë lekësh të reja që do u shpërndaheshin pensionistëve.

Ndërkaq bëhet e ditur se janë ndaluar e më pas ka nisur procedimi penal ndaj dy punonjësve të zyrës Lek Marku dhe Dava Lazri, të cilët sipas policisë dy punonjësit duhet të kishin dorëzuar paratë në zyrën qëndrore të Rrëshenit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›