E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, camet ne proteste

Shoqata "Cameria" ne Vlore ka organizuar nje manifestim ne lidhje me pronart e popullesise came ne Greqi.

Takimi i organizuar në sheshin përpara pallatit të sportit, pati një pjesëmarrje të gjerë. Me banderola e flamuj në duar ata kërkonin shfuqizim të ligjit grek për pronat, i cili i penalizon ata.

Në fjalët e tyre pjesëmarrësit insistonin në kerkesën për njohjen e pronave të tyre. Ata kërkojnë rregjistrim të tokave të tyre në Camëri, siaps ligjeve ndërkombëtare.

Tubimi u pasua nga një koncert me këngë e valle came, ndërsa i paraprin tubimit të madh që do të organziohet në tiranë pas nje jave nga kjo shoqatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›