Pronat e ish-bashkimeve profesionale do blihen nga shteti
21/08/2009 Projektligji u hartua nga qeveria pas kërkesës së sindikalistëve
Nisma synon të shpëtojë këto prona nga abuzimi
Kreu i ekzekutivit shqiptar kërkoi gjatë mbledhjes së djeshme që të gjitha pronat e ish-bashkimeve profesionale, të cilat janë resortet turistike më të mira të vendit dhe që aktualisht nuk janë në pronësi të askujt, përveçse të shtetit, të shndërrohen në shoqëri aksionare ku shteti është pronar. Ai sqaroi se kjo nismë ndërmerret me qëllim që këto prona ti shpëtojnë abuzimit, në mënyrë që ti qëndrohet garant rikonstruksionit të plotë të tyre dhe më pas shteti do ti shesë aksionet e tij. “Që në momentin që ato do të rindërtohen, shteti është i gatshëm ti shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Përndryshe, nëse nuk do të mos jetë shteti i pranishëm, do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se ky ligj vjen në kohën e duhur. E vërteta është se edhe eksponentë të rëndësishëm të sindikatave e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë një hap të tillë, sepse e kanë kuptuar se aty janë zhvilluar procese tërësisht të papranueshme”, - theksoi Berisha. Ai ka përmendur dekretin e firmosur prej tij në kohën kur ishte President i Republikës, por që sot e ka humbur fuqinë e tij. “Në funksion të Presidentit të Republikës, duke vlerësuar rolin dhe kontributin historik të sindikatave në përmbysjen e diktaturës komuniste, i vetëdijshëm se ato nuk mund të ishin më aleatë të qeverisë demokratike në vitin 92, por natyrshëm oponentë të saj dhe avokatë të të drejtave të punëtorëve dhe punonjësve, dekretova, në mënyrë që ti jepja pavarësi ekonomike sindikatave, kalimin në pronësi të tyre të të gjitha pronave të ish-bashkimeve profesionale. Ky dekret, në mënyrën më të pakonceptueshme, nuk është votuar në Parlament. Faktikisht, ky dekret nuk ka fuqi”, përmendi Kryeministri. Me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 1998, pronat e ish-bashkimeve profesionale sjanë pasuri të askujt. Projektligji i marrë në shqyrtim dje për këtë çështje titullohet për shfuqizimin e ligjit, “Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit “Mbi pasuritë e sindikatave”.