Regjistrimi i pasurive të paluajtshme, Dobjani kundër
21/08/2009 Avokati i Popullit ka depozituar në kushtetuese 6 kërkesa për ligjin
Avokat i Popullit kërkon ndihmën e kushtetueses për të shfuqizuar si antikushtetuese të disa paragrafëve të ligjit nr. 7843 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar. Në fund të muajit korrik të këtij viti vetëm Avokati i Popullit Emin Dobjani ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese një kërkesë të cilës, shoqëruar edhe me fakte dhe argumentime, i ka kërkuar të shfuqizojë paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 10, të këtij ligji dhe pesë kërkesa të tjera për shfuqizim dhe pezullim udhëzimesh të Këshillit të Ministrave. Ashtu si edhe për ligjin që parashikon riverifikimin e titujve të pronësisë, edhe për këtë ligj institucioni i Avokatit të Popullit është vënë në lëvizje pas shqetësimit të depozituar pranë tij nga shoqëria “Dudaj Construction” sh.p.k., e cila është një konflikt me palë të treta për pronësinë e një sipërfaqeje toke prej 59.090 m2 në Gjirin e Lalëzit, Durrës, të blerë nga kjo shoqëri. “Udhëzimet e dala në zbatim të këtij ligji kanë filluar procedurat për çregjistrimin e titullit të pronësisë të shoqërisë duke anashkaluar gjykatat dhe duke cenuar realisht investimin dhe pronësinë e shoqërisë. Nga ana e Institucionit te Avokatit te Popullit, kjo ankesë konsiderohet e drejtë dhe dispozitat përkatëse të ligjit dhe akteve të Qeverisë konsiderohen antikushtetuese”, - thuhet në kërkesën në fjalë. Sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit, neni 10 parashikon fshirje të regjistrimeve të kryera për një pronësi, pas të parit. “Në rastet kur për të njëjtën pasuri janë bërë më shumë se disa regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, regjistruesi, me vendim te arsyetuar, i kërkon Kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të kryera pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil, duke bërë shënimin në kolonën përkatëse. Deri në nxjerrjen e vendimit të Kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palët e interesuara brenda 10 ditëve”,- thuhet në këtë nen. Kjo dispozitë sipas Dobjanit bie në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës dhe nenin 153 të Kodit Civil. “Mënyra e fshirjes së regjistrimeve nga ZRPP në rrethe, sipas paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 10 të këtij ligji, bie ndesh hapur me garancitë kushtetuese për pronën”, thuhet më tej në kërkesë.
Objekti i kërkesës
1) Shfuqizimin si antikushtetues të paragrafëve të dytë dhe të tretë, të nenit 10 të ligjit nr. 7 843, datë 13-07-1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.
2) Shfuqizimin si antikushtetues të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 4, datë 21-11- 2007, “Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe të atyre, që krijojnë mbivendosje, në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.
3) Shfuqizimin si antikushtetues të neneve 2 dhe 6, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë. 31. 01. 2007 “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.
4) Pezullimin e paragrafëve të dytë dhe të tretë, të nenit 10, të ligjit nr. 7 843, datë 13-07-1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.
5) Pezullimin e Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 4, datë 21-11-2007, “Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të kryera ne kundërshtim me ligjin dhe të atyre, që krijojnë mbivendosje, në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.
6) Pezullimin e neneve 2 dhe 6, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 31-01- 2007 “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e Regjistrimit Të Pasurive Të Paluajtshme”