E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat masakrohet me thika i moshuari dhe futet poshte krevatit



SARANDE - Vritet ne menyre makabre nje i moshuar dhe me pas lidhet dhe futet poshte shtratit. Ngjarja e rende eshte zbuluar mesditen e djeshme ne fshatin Cuke te Sarandes kur familjaret e Vasil Roshit 86 vjec kane gjetur trupin e pajete ne banesen e viktimes. Sic mesohet nga burimet e policise viktima kishte nje gjyq pronash dje por ai nuk eshte paraqitur. Rregullsia me te cilen i moshuari i ndiqte seancat gjyqesore ka bere qe te lindin dyshimet ne lidhje me mospranine e tij. Te afermit kane shkuar ne banesen e tij dhe jane shokuar nga skena qe kane pare. Menjehere eshte lajmeruar policia te cilet jane nisur per ne vendngjarje ku kane nisur hetimet. Deri tani nuk ka ndonje person te dyshuar por jane marre deshmite e personave qe e kane gjetur dhe fqinjeve te viktimes. Dyshimet jane se krimi eshte bere per shkaqe pronesie qe lidhen dhe me gjyqin qe do te zhvillohej gjate dites se djeshme.
NGJARJA
Nje 86-vjecar nga fshati Cuke i Sarandes eshte gjetur mesditen e djeshme i masakruar ne banesen e tij. Gjithcka mendohet se ka ndodhur gjate nates. Dy persona dyshohet se kane hyre ne banesen e Roshit dhe e kane goditur ate me thike disa here duke i marre dhe jeten. Fqinjet e viktimes kane thene se nuk kishin degjuar te thirrura apo zhurme gjate nates duke shtuar dyshimet e policise se viktimes i eshte mbajtur goja e mbyllur ne momentet qe eshte qelluar. Pasi e kane vrare personat e paidentifikuar e kane lidhur ate dhe e kane futur poshte krevatit per te mos e pare personat e tjere nga jashte. Por mungesa e tij ka rene ne sy dhe keshtu eshte zbuluar trupi i pajete.
POLICIA
Trupi i pajete i te moshuarit eshte gjetur poshte krevatit nga nje i aferm i tij nderkohe qe policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje duke filluar hetimet per ngjarjen. Te afermit i jane drejtuar shtepise se Vasil Roshit pasi u shqetesuan qe ky i fundit nuk ishte paraqitur ne gjyqin qe kishte per nje ceshtje pronesie. Sipas policise 86-vjecari eshte masakruar disa here ne trup me thike ndersa me pas eshte lidhur me litar dhe fshehur poshte krevatit ne dhomen e gjumit. Nuk dihet ende kush ka qene autori i masakres se babait te 9 femijeve i identifikuar nga policia si Vasil Roshi por hetimet po vazhdojne ne disa pista edhe pse dyshohet se vrasja mund te jete bere per nje konflikt pronesie.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›