Vjedhje me dhune ne Sarande maskat plagosin me thike te riun
TIRANE - Disa vjedhje me dhune njera prej te cilave ka perfunduar me te plagosur kane ndodhur dy ditet e fundit. Leonard Sulo ka mbetur i plagosur me thike pasi dy te rinj te maskuar e kane grabitur me dhune dhe i kane marre nje varese floriri. Po dje nga Policia e Shkodres eshte ndaluar nje i ri pasi me ane te forces kishte marre karta telefonike ne nje dyqan. Nderkaq ne Lezhe eshte ndaluar per vjedhje nje adoleshent.
SARANDE
Dy persona te maskuar kane sulmuar duke grabitur dhe plagosur nje 20-vjecar. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne qytetin e Sarandes dhe eshte bere me dije nga burimet zyrtare te uniformave blu. Sipas tyre viktime e grabitjes me pasoje plagosjen ka mbetur Leonard Sulo 20 vjec. Ngjarja mesohet se ka ndodhur ne nje nga rruget e qytetit bregdetar. I plagosuri eshte derguar ne spital ku ka marre ndihmen e mjekeve e sipas tyre ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Njekohesisht policia ka nisur kerkimet per gjetjen e dy grabitesve te cilet kane qene me maska. I plagosuri mesohet te kete thene se nuk kishte mundur qe ti njihte dy agresoret. Ata i kane marre 20-vjecarit nje varese floriri.
SHKODER
Dy dite me pare rreth ores 1700 nga efektivet e Komisariatit te Policise Shkoder eshte bere ndalimi i personit te kerkuar Emiljan Toma 23 vjec lindur dhe banues ne fshatin Suka-Dajc komuna Dajc e rrethit Shkoder. Ndalimi i ketij personi sipas policise ka ndodhur pasi ne te njejten dite shtetasja me inicialet V. Sh. 71 vjece lindur dhe banuese ne fshatin Shirq ka bere kallezim se dy muaj me pare ne dyqanin ne pronesi te saj i arrestuari i ka marre me force nje sasi prej 70 kartash rimbushese AMC me vlere 60 mije leke. Pasi eshte marre denoncimi policia tha se ka kryer hetimet e nevojshme ndaj Emiliano Tomes. Me pas eshte bere arrestimi i tij dhe dosja me materialet procedurale e hetimore dhe i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te vjedhjes me dhune.
LEZHE
Forcat e policise se Lezhes kane arrestuar ne flagrance 15-vjecarin me inicialet F. L. me banim ne fshatin Reps te Mirdites. Sic behet e ditur nga policia arrestimin e tij eshte bere per arsye se rreth oreve te para te mengjesit te dy diteve me pare ky person ka tentuar te vjedhe makinen e nje burri me inicialet T. M. te cilen e kishte te parkuar prane lokalit te tij. Me pas i mituri me inicialet F. L. ka vjedhur edhe bicikleten e nje personi me inicialet I. S. me te cilen do te largohej nga vendi i ngjarjes e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Materialet ne lidhje me keto ngjarje do ti kalojne Prokurorise se Kurbinit per vepren penale te vjedhjes ne ngarkim te te miturit 15-vjecar per veprime te metejshme procedurale.
24 Shtator 2010