Punonjesit marrin parate e xhiros denoncojne sikur jane grabitur
FIER - Dy punonjes te nje pike karburanti kishin marre xhiron prej 394 mije lekesh duke i ndare me njeri-tjetrin dhe me pas kane denoncuar sikur jane grabitur nga persona te panjohur. Burime nga Policia e Fierit thane se dy punonjesit jane marre nen hetim per kallezim te rreme lidhur me vjedhjen e sasise se parave. Ata jane prangosur gjate dites se djeshme. Policia e qytetit ka bere te ditur se personat ne fjale jane 21-vjecari Endri Balla lindur dhe banues ne Patos si dhe 22-vjecari Klevis Gropa edhe ky lindur e banues ne Patos te Fierit. Arrestimi i dy te rinjve u be pasi ata kishin bere kallezim te rreme duke mashtruar lidhur me ngjarjen e ndodhur ne nje pike karburanti prane stacionit te autobuseve ku shtetasit ne fjale punonjes te kesaj pike ne bashkepunim me njeri-tjetrin kishin vjedhur me ane te mashtrimit rreth 394 mije leke nga xhiroja ditore. Madje permes kallezimit te rreme keta dy persona rreth ores 0300 te mengjesit te djeshem kishin mashtruar policine duke thene se nje person i trete i maskuar kish hyre me arme ne karburant e u kishte vjedhur parate e xhiros ditore. Ne baze te hetimeve rezultoi se kallezimi i dhene ishte i genjeshtert dhe shuma e vjedhur u gjet e fshehur prapa pikes se karburantit ku ata punonin.
24 Shtator 2010