Nga Lezha ne Durres ben dy vjedhje per pak ore
DURRES - Dy vjedhje brenda pak oresh por zbulohet nga policia dhe shpallet ne kerkim. Burime zyrtare nga Policia e Durresit kane bere te ditur gjate dites se djeshme se kane identifikuar dhe shpallur ne kerkim nje person te akuzuar per vjedhje te dyfishte. Personi me inicialet H. C. 52 vjec lindur e banues ne rrethin e Lezhes i denuar me pare per vjedhje akuzohet per dy ngjarje te ndodhura brenda nje dite. Sipas policise rreth ores 1045 eshte bere kallezim ne polici shtetasja me inicialet E. Rr. 32 vjece banore e Lagjes 15 Durres. Ajo ka deklaruar se ne Lagjen 15 Spitalle nje person ka hyre ne dyqanin e saj dhe ka marre 10 karta telefoni rimbushese AMC dhe Vodafone e me pas eshte larguar me nje motociklete me targa LE 082 A. Me pas i njejti person rreth ores 1300 ne Lagjen 5 Durres ka marre ne dyqanin e shtetases tjeter me inicialet L. H. 34 vjece nje disk fleksibel e nje gur mprehes dhe gjate kohes kur po dilte nga dyqani ka pare afrimin e policise ka lene sendet e marra dhe motocikleten dhe eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu kane bere sekuestrimin e sendeve te vjedhura dhe te motocikletes me targa LE 082 A dhe kryen veprimet e nevojshme procedurale. Si rezultat i punes hetimore te kryer eshte bere dhe identifikimi i hajdutit qe eshte 52-vjecari me incialet H. C. dhe eshte bere shpallja ne kerkim e tij.
24 Shtator 2010