Konflikti me pronarin, disa gra tentojnë hedhjen nga pallati
TIRANË- Konflikti më pronarin e pallatit ka nxitur disa banorë të seksit femër në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë të kërcënojnë se do hidhen nga ndërtesa.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gratë kërcënojnë se do hidhen nga pallati, ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Nga pamjet e NEWS24 shihen rreth 7 gra në tarracën e ndërtesës ende të papërfunduar dhe kërcënojnë se do hidhen. Gratë të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën, shohin nga poshtë, ndërkohë që pritet që ato të bëjën të dtura kërkesat e tyre. Gratë duken të qeta, ndërkohë që shohin vazhdimisht nga kati i fundit të ndërtesës ku ndodhen në drejtim të oborrit të ndërtesës.
Sipas informacioneve të policisë, gratë janë bashkëshorte ose nëna të pronarëve të vendit ku është ngritur pallati dhe sipas pronarit të ndërtesës ishte rënë dakort për kompensim, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim nuk është rënë dakort. Policia ka nisur negociatat me të afërmit e grave për të zbritur, ndërkohë janë lajmëruar dhe forcat RENEA.
vijon Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja