Pronat, nis protesta në Himarë
Himarë- Ka nisur protesta e lajmëruar për çështjen e pronave në Himarë. Në qendër të Himarës njerëz me parrulla në duar janë mbledhur në mitingun e organizuar nga deputeti Nikollaq Neranxi, kundër abuzimeve të bëra për ndarjen e tokave.
Gjatë fjalës në miting ai ka theksuar se bashkia e Himarës dhe kreu i saj Vasil Bollano kanë gisht në abuzimet dhe aferat që janë bërë për ndarjen e tokave. “Tokat në Himarë po grabiten nga mafia e drejtuar nga kryebashkiaku Bollana”- ka theksuar ai.
Ndërkohë që njerëzit protestojnë në shesh, në zyrat e bashkisë, kreu i saj, Bollano po zhvillon një konferencë me shoqatën bregdeti.