E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronesia, tregtari ekzekuton kolegun

Peshkopi- Krismat e pistoletes pergjakin tregun e shumices ne qender te qytetit te Peshkopise. Panik dhe terror tek tregtaret e banoret qe mengjesin e djeshem kishin dale per te kryer punet e perditshme. Ylvi Vranici, 35 vjec, pronari i nje lokali mbeti i vrare rreth ores 10:00, kurse policia arrestoi pak minuta pas ngjarjes tragjike te dyshuarin Sali Loka, 42-vjec, nje tregtar shumice ne kete zone. Burime zyrtare thane se pas hetimeve paraprake dhe marrjes ne pyetje te te dyshuarit, rezulton se vrasja ka ndodhur per konflikt pronesie pikerisht per vendin ku tregtonte 42-vjecari. Viktima pretendonte se trualli ishte i tiji dhe se Loka duhej te largohej. Por ky i fundit e ka zgjidhur ceshtjen me perdorimin e armes.

Ngjarja

Burime zyrtare te policise se Peshkopise bene te ditur se krimi ka ndodhur vetem dy ore pas hapjes se tezgave prej tregtareve ne qender te qytetit ku eshte dhe tregu i shumices. Pas sherreve qe kishin nisur disa muaj me pare mes tregtareve Ylvi Vranici dhe Sali Loka, diten e djeshme ky i fundit nuk e ka hapur fare tezgen. Me nje arme ne dore i ka shkuar Vranicit ne lokal dhe pas debatit te momentit me te, qe eshte ndjekur nga dhjetera tregtare dhe qytetare, e ka qelluar disa here me pistolete. Deshmitaret njoftuan menjehere policine qe mberriti ne vendngjarje, por 35-vjecari nderroi jete pak sekonda pasi u qellua me arme zjarri. Plaget sipas mjekeve kane qene vdekjeprurese dhe dhenia e ndihmes ka rezultuar e kote. Trupi i te ndjerit u dergua ne Morg per autopsi, ndersa policia nisi kerkimet e te dyshuarit.

Hetimet

Kane qene tregtaret deshmitare qe rrefyen emrin e kolegut te tyre te dyshuar per krimin. Grupet e gatshme ngriten postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit te Peshkopise, kurse i dyshuari Sali Loka eshte kapur ne perpjekje per t’u arratisur nga qyteti. Gjate ndalimit 42-vjecari nuk ka bere asnje lloj rezistence dhe eshte dorezuar, ndersa i jane gjetur prova materiale qe do sherbejne per te hetuar krimin. Burime policore thane se i ndjeri Vranici kishte nje lokal pijesh ne tregun e shumices, kurse Loka kishte kohe qe kishte filluar konfliktin me te pasi kishte hapur prane dyqanit nje tezge per mallrat e tij. Pronari i lokalit pretendonte se 42-vjecari tregtonte ne token e tij dhe duhej te largohej prej aty, ose te paguante qira. Megjithe debatet e perseritura mes dy tregtareve, nuk eshte gjetur gjuha e perbashket per te shmangur vetegjyqesine dhe me tej gjakderdhjen me pasoja fatale.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›