E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet dhe hidhet ne kanal i moshuari

Kruje- Nje i moshuar eshte gjetur i ekzekutuar mbremjen e djeshme nga familjaret e tij. Policia tha se mbeten mister autoret dhe shkaqet e krimit, kurse te afermit mohuan dyshimet se vrasja mund te jete kryer per motive hakmarrjeje. Viktima eshte 55-vjecari Maliq Topalli, kurse ekspertet mblodhen ato pak prova qe gjeten ne vendngjarje. Banoret nuk kane degjuar krisma te armeve, duke cuar hetuesit ne dyshimet se Topalli mund te jete vrare ne nje vend tjeter dhe me pas te jete hedhur ne gryken e lumit prane fshatit Cerek te Krujes. Policia heton pisten e hakmarrjes per nje vrasje te dyshuar te djalit te viktimes nje vit me pare ne zonen e Nikles dhe ndonje konflikti te momentit per motive banale.

Sipas burimeve policore, te afermit kane gjetur trupin e 55-vjecarit te hedhur ne gryken e lumit qe kalon prane fshatit Cerek, jo shume larg nga Nikla. Ata kane qene duke e kerkuar Maliq Topallin prej disa oresh. Rreth ores 19:30 eshte bere nje telefonate ne sallen operative te policise Durres dhe kjo e fundit ka njoftuar koleget e Krujes per te nisur hetimet. Ne vendngjarje shkoi nje grup ekspertesh, qe konstatuan shume plage plumbash ne trupin e 55-vjecarit. Por sasia e gjakut ka qene e paket dhe ne vendin ku u gjet trupi mesohet se mungonin gezhojat dhe gjurmet e tjera. Ky fakt ka cuar ekspertet ne dyshimet se Topalli eshte vrare ne nje vend tjeter pasi mund te jete marre me force dhe me pas eshte hedhur ne kanalin e fshatit.

Zyrtare te policise vendore thane se provat materiale jane te paketa dhe autoret mbeten te paidentifikuar. Dyshohet se vrasja mund te jete kryer per motive hakmarrjeje, pasi i ndjeri ka nje djale te arrestuar qe dyshohet po per vrasje te kryer nje vit me pare ne zonen e Nikles. Gjithsesi familjaret kane mohuar kete piste, duke u shprehur se nuk kane pasur kurre probleme me askend dhe se nuk e dinin se kush mund ta kishte kryer vrasjen. Policia tha se krimi eshte kryer me arme automatike nga afer, kurse banoret dhe familjaret u shprehen se nuk kishin degjuar te shtena. Agjentet po mbajne nen vezhgim te dyshuarit dhe levizjet e tyre, ndersa pritet te kryhen shoqerimet e rastit per te verifikuar deshmite. Pista kryesore eshte ajo e nje vrasje te mundshme per hakmarrje, pastaj ato te konflikteve per pronesi, motive te dobeta dhe banale.

Krimi nje vit me pare i Dritan Topallit

Nje vit me pare, djali i Maliq Topallit, Dritani, dyshohet se vrau taksistin Vaid Xhixha dhe pas arrestimit pranoi krimin e kryer me hanxhar dhe tulle. Konflikti kishte lindur per shkak te nje borxhi qe Topalli i kishte Xhixhes, qe punonte si taksist ne Nikel te Krujes. Dritan Topalli dyshohet se ka paramenduar gjithcka dhe ka marre me vete nje hanxhar qe e kishte fshehur ne cizme. Gjate udhetimit i riu e ka qelluar 45-vjecarin tre here, ne fillim ne dore dhe dy here ne koke. Taksisti nuk ka gjetur vdekjen menjehere dhe per t’i dhene fund Topalli ka perdorur edhe nje tulle qe ka gjetur ne rruge. Gjate marrjes ne pyetje pas arrestimit, Dritan Topalli eshte shprehur se “krimin e bera per shkak te nje borxhi prej 60 mije lekesh qe i kisha Vaid Xhixhes, te cilin e njihja prej kohesh”.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›