E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prononcim i kryeministrit Berisha pas përfundimit të Konferencës rajonale mbi Arsimin

Pas përfundimit të punimeve të Konferencës rajonale mbi arsimin, kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të mediave lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Pyetje: Përtej misterit të shkencës a ka optimizëm, zoti kryeministër?

Kryeministri Berisha: Pa diskutim ka një vendosmëri dhe vullnet të padiskutueshëm që në përputhje me Kushtetutën , ligjet dhe vendimet e gjykatave të këtij vendi , të cilat mundësojnë tu jepet përgjigje dinjitoze çdo force politike dhe çdo qytetari të Shqipërisë, çdo gjë është e mundshme.

Pyetje: Do ta gjeni gjuhën e përbashkët brenda dy javëve, zoti kryeministër , apo do tu duhet një kohë shtesë?

Kryeministri Berisha: Unë mendoj se qeveria në përputhje me të gjithë përcaktimet kushtetuese ligjore të vendit është e gatshme për çdo kompromis, normal pa asnjë lloj hezitimi.

Pyetje: Cilat janë pikat ku ju mund të lëshoni?

Kryeministri Berisha: Përveç Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, unë lëshoj në çdo pikë. Unë nuk di ndonjë pikë, ku unë nuk mund të lëshoj. Në të gjitha sipas këtyre përcaktimeve. është normale.

Siç e dini, nuk ka vakum ligjor. Gjërat janë qartësisht të përcaktuara. është shumë e rëndësishme që cilido që dëshiron të përfitojë nga hapësirat e mëdha që krijojnë ligjet e vendit, Kushtetuta e vendit, vendime të tjera. Unë kam besim se kjo do të ndodhë. Unë vlerësoj çdo përpjekje të cilitdo që të përfitojë nga ato çka garantojnë ligjet. Ligji garanton plotësisht dhe tërësisht shqyrtimin nga secili prej jush, nga secila forcë politike të materialit zgjedhor, të arkivuar sipas rregullave në arkiv dhe çdo të drejtë tjetër , të cilën ligji I njeh gjithkujt, unë kam provuar tu respektoj liritë dhe të drejtat e çdo njeriu. I respektoj ato me vendosmërinë më të madhe.


22/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›