E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proporcionali i bashkon, pragu i ndan

Ilir Saqellari
Te majtet kane dhene pelqimin e perbashket dje vetem per nje pjese te elementeve te reformes zgjedhore. Kater kreret e partive te majta, ne mungese te Paskal Milos, kane qene dakord pjeserisht per disa pika te reformes zgjedhore, ndersa duket se palet i ndan me se shumti ceshtja e pragut. Pas takimit, burimet prane LSI-se, PSD-se, PAD-se e PDS-se i thane "Korrierit", se tryeza mbeshteti sistemin proporcional te personalizuar. "Te vegjlit" mesohet te kete mbeshtetur sistemin gjerman, ndersa burimet u shprehen te rezervuar te thoshin se cili ishte qendrimi i kryetarit te PS-se, Edi Rama, lidhur me kete ceshtje. Lidhur me pragun elektoral, Neritan Ceka eshte ai qe ka kundershtuar rritjen mbi 2.5 per qind. Por si Ilir Meta, ashtu edhe Skender Gjinushi mesohet te mos e kene konsideruar perparesore kete ceshtje. Ndonese kjo ceshtje nuk konsiderohet e tille, Paskal Milo i PDS-se, qe mungoi ne mbledhje, si dhe Ceka i PAD-se kane kercenuar me pare me shkeputje nga koalicioni nese pragu kalon mbi 2.5 per qind. Kryetari socialdemokrat, Skender Gjinushi, ne nje fare menyre e ka kundershtuar rritjen e pragut, por duke argumentuar se kjo nuk eshte ceshtje paresore. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Meta, po ashtu nuk ka ngulmuar ne kerkesen per rritjen e pragut dhe sipas burimeve eshte lene qe per kete ceshtje te diskutohet serish. Burime nga PSD-ja e LSI-ja u shprehen se te gjitha palet do te nenshkruajne ne perfundim te negociatave nje material ku do te shprehen qendrime te perbashketa. Megjithate, ende ne pikepyetje eshte mbeshtetja ndaj sistemit gjerman, ndonese te kontaktuarit nga partite "e vogla" u shprehen se mbizoteroi fryma e mbeshtetjes se sistemit gjerman. Ne pergjithesi, komentet e bera nga te majtet ishin te rezervuara. "Korrieri" bisedoi me kryetare te partive opozitare, te cilet shprehen pikepamje per qendrime te pergjithshme, jo per detaje konkrete te bisedimeve mes tyre. Meta doli i pari nga takimi dhe pas tij edhe Rama e Gjinushi, nuk i komentuan bisedat, ndersa ai qe foli disi i rezervuar ishte Ceka i PAD-se. "Kishte nje afrim pikepamjesh ne lidhje me sistemin dhe me detajet, nderkohe qe se shpejti do te kete nje deklarate te te gjitha partive ne lidhje me kete ceshtje. Per sa i perket sistemit dhe pragut elektoral jemi ne nje mendje, por se shpejti do te kete nje deklarate te te gjitha partive opozitare per kete ceshtje", - deklaroi per mediat Neritan Ceka. Sipas tij, interesi i perbashket eshte shmangia e manipulimeve. Pas takimit edhe PDS-ja qe nuk kishte perfaqesues, mbajti nje qendrim lidhur me reformen zgjedhore. Sekretari Politik i saj, Artur Duckallari, u shpreh se PDS-ja mbeshtet sistemin gjerman. "I qendrojme deklarates se nenshkruar per "proporcional te personalizuar" me tavan te hapur e prag te pandryshueshem 2.5 per qind", - deklaroi Duckallari. Megjithate, tryeza e djeshme eshte vetem nje nder hapat e negociatave mes te majteve. Ato priten te vazhdojne deri ne daljen e te 5 partive me qendrime te perbashketa, nder te cilat edhe per pragun. saqellari@korrieri.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›