Propozimet e biznesit Ja si e duam amnistine fiskale
Pas berjes publike te platformes per ngrirjen e kredive te keqija per nje afat 12-mujor duket se amnistia fiskale do te jete pika e dyte te ciles do ti meshohet fort kjo duke vleresuar dhe situaten e veshtire financiare ne te cilen ndodhet biznesi sot. Dhoma e Tregtise ka qene nismetarja qe ka kerkuar nje amnisti fiskale e cila u diskutua gjate kete vit por qe ende nuk eshte bere asgje konkrete.
Konsultimet
Ne diskutimet qe do te mbahen mes biznesit dhe institucioneve pritet qe te jene te pranishem eksperte te Ministrise se Financave
te Ministrise se Ekonomise te Bankes se Shqiperise te Tatimeve Doganave dhe akademike. Dhoma e Tregtise e ka bere te qarte prej kohesh qendrimin e saj karshi amnistise fiskale por ne keto tryeza konsultimesh pritet qe te parashtroje edhe kater pikat kryesore qe lidhen me perkufizimin se si duhet te jete amnistia fiskale cfare duhet te perfshije ajo. Kerkesa kryesore e biznesit eshte qe amnistia te jete e plote dhe jo e pjesshme dhe nga ana tjeter ajo duhet te jete e qarte. Biznesi eshte ne veshtiresi financiare ndaj kerkohet njohja e kesaj situate nga shteti dhe studimi i mundesive te nje qendrimi dhe politike te re prej tij e cila konsiston kryesisht ne trajtimin e mundesive te njohjes zyrtare te nje amnistie te re dhe te plote fiskale thuhet ne platformen e Dhomes se Tregtise.
Karakteristikat
Amnisti te plote dhe te qarte keto jane ky kerkesat kryesore qe biznesi parashtron perballe institucioneve perkatese ne vend. Po keshtu kerkohet amnisti per detyrimet qe kane te bejne me borxhin tatimor dhe doganor te paqarte. Platforma e DHTIT thekson se nuk kerkohet falje per gjobat e prapambetura. Njekohesisht kerkohet njohja e aktiveve te biznesit dhe kjo paralelizohet me te njejtin proces qe ben shteti karshi qytetarit per legalizimet e ndertimeve informale. Ne kete pike biznesi zotohet qe te paguaje 10 perqindeshin e detyrueshem. Pika e katert lidhet me shuarjen e detyrimit tatimor per pasurine e vene ne vite ne kohen kur legjislacioni nuk ishte i qarte dhe i konsoliduar. Te gjitha keto pika pritet qe te diskutohen me grupet e interesit ne vend dhe te jepet nje konkluzion. Parimisht jane shprehur pro nje amnistie fiskale kreu i qeverise Sali Berisha ministri i Financave Ridvan Bode dhe guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani. Propozimi per nje amnisti fiskale u be nga ana e biznesit ne muajt e pare te ketij viti dhe ishte pikerisht nje propozim qe erdhi nga komuniteti i biznesit per Ministrine e Financave. Nga ajo kohe kete nisme e kane shoqeruar vetem deklarata publike.
Amnistia fiskale
. Amnisti e plote jo e pjesshme. Amnistite e deritanishme nuk kane qene as te plota as te qarta.
. Jo amnisti per gjobat e prapambetura por amnisti per detyrimet qe kane te bejne me borxhin tatimor dhe doganor te paqarte
. Amnisti dhe njohje ligjore per aktivet e bizneseve. Nderkohe qe njihen dhe legalizohen aktivet personale dhe banesat e ndertuara nga qytetaret duhet te pranohet te legalizohen te gjitha asetet e bizneseve. Per cdo aset te vleresuar biznesi te paguaje tatimin horizontal prej 10 per qind dhe te rifuse ne aktivitetin e vet legal gjithe pasurine qe posedon.
. Shuarje e detyrimit tatimor per pasurine e vene ne vite ne kohen kur kuadri ligjor dhe administrimi tatimor nuk ishin te kompletuar dhe as te konsoliduar.
Nertila Maho