Liberalizimi i vizave dobeson lekun
Konfindustria vlereson se liberalizimi i pritshem i vizave per qytetaret e Shqiperise nese nuk do te parashikohen dhe merren masat e nevojshme drejtpeshuese nga ekzekutivi shqiptar do te kete ndikim te ndjeshem ne rritjen e mundesive per nje zhvleftesim te ndjeshem te monedhes kombetare lek kundrejt euros. Mbeshtetur ne te dhenat krahasuese dhe pervojen e vendeve te rajonit si Serbia dhe Maqedonia ne vitin 2009 sikunder dhe vendeve te tjera ballkanike si Bullgaria dhe Rumania qe e kane kaluar fazen e mesiperme ne vitin 2001 eshte mjaft e mundur qe zhvleftesimi i monedhes vendase kundrejt monedhes se BE-se te ndihet ndjeshem ne te pakten nje periudhe 6 ndash 12-mujore nga casti i fillimit te liberalizimit te vizave ne dhjetor 2010 thote Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrise. Shkak eshte krijimi i nje rryme relativisht te madhe qytetaresh shqiptare qe pritet te dalin jashte vendit drejt te afermve te tyre per arsye turizmi etj. ne vendet e BE-se. Sipas pritshmerise edhe te Komisionit te Bashkimit Europian vleresohet se numri i qytetareve shqiptare qe do te levizin per arsye te ndryshme pas liberalizimit te vizave ne periudhe afatshkurter te jete ne shifrat e ndjeshme prej mbi 300 mije persona. Konfindustria per te balancuar zhvleftesimin e mundshem te monedhes kombetare me te gjitha pasojat e demshme per ekonomine e vendit kerkon nga qeveria shqiptare te pershpejtoje kryerjen e amnistise fiskale brenda vitit 2010.