E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohen 31 zëvendësministrat e qeverisë

berisha 2Ashtu sikundër edhe pritej, kryeministri Berisha firmosi dje shkarkimet e zëvendësministrave. Kështu me vendim të qeverisë, janë shkarkuar dje 31 zëvendësministrat e qeverisë aktuale. Të vetmit të cilët vijojnë ende të jenë në detyrë, janë vetëm ministrat dhe kryeministri. Për këta, Berisha tha se në një moment të përshtatshëm do ti paraqes Presidentit të Republikës dorëheqjen e kabinetit ndërsa bëri të ditur se pa dorëheqjes qeveria do të funksionoj si qeveri në detyrë deri në nisjen nga puna të qeverisë së re. Shkarkimi i zëvendësministrave i bashkohet kështu edhe dorëheqjeve të këshilltarëve politikë, të cilët i paraqitën dorëheqjen e tyre kryeministrit Berisha në fund të muajit gusht.

Ja emrat e zëvendësministrave të shkarkuar dje me vendim qeverie

1. Ekrem Spahiu, zëvendësministër i Mbrojtjes

2. Arta Musaraj, zëvendësministre e Mbrojtjes

3. Arjan Starova, zëvendësministër i Mbrojtjes

4. Grida Duma, zëvendësministre e Integrimit

5. Ndoc Faslia, zëvendësministër i Bujqësisë

6. Ardian Tana, zëvendësministër i Arsimit

7. Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit

8. Kreshnik Çollaku, zëvendësministër i Punëve të Jashtme

9. Edith Harxhi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme

10. Albert Gajo, zëvendësministër i Shëndetësisë

11. Bardh Spahia, zëvendësministër i Shëndetësisë

12. Sajmir Hoxha, zëvendësministër i Mjedisit

13. Taulant Bino, zëvendësministër i Mjedisit

14. Arben Demeti, zëvendësministër i Mjedisit

15. Afërdita Zeri, zëvendësministre e Punës

16. Kastriot Sulka, zëvendësministër i Punës

17. Suzana Turku, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

18. Abaz Hado, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

19. Nikollë Lesi, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

20. Salih Tagani, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

21. Adriatik Alimadhi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit

22. Flamur Kuçi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit

23. Ernest Noka, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit

24. Alfred Rushaj, zëvendësministër i Financave

25. Nezir Haldeda, zëvendësministër i Financave

26. Nard Ndoka, zëvendësministër i Brendshëm

27. Arben Ristani, zëvendësministër i Brendshëm

28. Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm

29. Ermal Dobi, zëvendësministër i Drejtësisë

30. Brikena Kasmi, zëvendësministër i Drejtësisë

31. Enno Bozdo, zëvendësministër i Ekonomisë

32. Neritan Alibali, zëvendësministër i Ekonomisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›