Topi: Zgjedhja e Presidentit të ri të jetë transparente

Ai priti në një takim, një grup deputetësh të Bundestagut Gjerman, të kryesuar nga Peter Vajs, ku ka bërë një përshkrim të reformave të ndërmarra në kuadër të integrimit.
“Një rol kyç gjatë gjithë këtij procesi luan edhe institucioni legjislativ dhe veprimtaria e tij parlamentare, sidomos aktualisht gjatë synimeve për realizimin e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent për t’i dhënë vendit garantuesin e ekuilibrave dhe të pavarësisë së institucioneve kushtetuese”, theksoi Topi.
Në vlerësim të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, Kryetari i Shtetit vuri në pah rëndësinë e thellimit dhe forcimit të mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme. Me këtë rast, Topi theksoi vendosmërinë e madhe dhe seriozitetin që shteti shqiptar do të tregojë në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian, për të fituar sa më parë statusin kandidat për anëtarësim.
Gjithashtu, Presidenti Topi shprehu besimin se “miqësia, partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi i frytshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë do të vazhdojnë të konsolidohen e të zhvillohen më tej, në interes të dy popujve tanë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e demokracisë, edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit”. /S.Ll/Start/
2012-05-31 15:05