Sequi Pakt i gjere politik per imunitetin
Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi ne kete konference per reformim te imunitetit deklaroi se imuniteti do te thote qe zyrtaret te kene lirine e tyre por edhe te japin llogari. Sequi apeloi se ky proces kerkon bashkepunim politik.
Imuniteti do te thote se zyrtare dhe gjyqtare mbajne dhe lirite e tyre per te funksionuar te pavarur por edhe te japin llogari kur ka shkelje. Te luftohet korrupsioni ne te gjitha nivelet.
Dua te theksoj se kjo eshte pune thelbesore qe ka nevoje per te gjitha forcat politike. Sidomos ne fushat e studimit te ligjit dhe ne nje kontekst te tille duhet konsultim. Kam besim se diskutimet e sotme do ta cojne perpara procesin e reformave tha ambasadori. Sipas tij reformimi i gjyqesorit duhet te behet perpara anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Shqiperia ka nevoje qe te kete ecuri bindese per te permbushur kerkesat per anetaresim dhe te tregoje qe vendi ka institucione qe mund te mbrojne te drejtat themelore te njeriut shtoi Sequi. Ambasadori i BE-se theksoi se imuniteti duhet te kuptohet ne menyren e duhur pasi nuk i jep nje pozicion te caktuar i cili i vendos gjyqtaret apo zyrtaret e caktuar mbi ligjin. Por imuniteti apo imunitetet do te thote qe zyrtaret apo gjyqtaret mbajne edhe lirine e tyre per te funksionuar ne menyre te pavarur. Nderkohe qe duhet te ruajne edhe pergjegjesine e madhe qe kane per te dhene llogari. Ambasadori Ettore Sequi shefi i delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi tha Konkluzionet e Raportit te Progresit Vjetor 2011 te Komisionit Europian per Shqiperine te bere publik javen e kaluar tregojne qarte se eshte bere progres i kufizuar ne fushen e politikes antikorrupsion e cila eshte nje prioritet kyc i Opinonit. Angazhimi i forte politik ne nivelet me te larta dhe nje marreveshje e gjere mes forcave politike eshte nje kusht i domosdoshem per perparimin drejt BE-se vecanerisht ne fushen e sundimit te ligjit. EURALIUS eshte nje projekt 30-mujor i financuar nga Bashkimi Europian i cili ka filluar ne shtator te vitit 2010 me qellim qe te perafroje sistemin shqiptar te drejtesise ne perputhje me standardet e BE-se te transparences efikasitetit dhe pavaresise. Projekti vihet ne zbatim nga Ministria Spanjolle e Drejtesise se bashku me Keshillin e Larte te Magjistratures Italiane dhe ka nje buxhet prej 2.3 milione eurosh. PACA eshte nje projekt 30-mujor i cili ka filluar ne shtator 2009 me qellim permiresimin e zbatimit te politikave antikorrupsion ne Shqiperi ne perputhje me standardet dhe praktikat me te mira europiane dhe nderkombetare. Kryesisht ajo eshte financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Keshilli i Europes nepermjet nje buxheti prej 2.1 milione eurosh. Ekspertet e BE-se dhe Keshillit te Europes paraqiten ne konference rekomandimet e tyre se si te reformohet regjimi i imuniteteve ne perputhje me standardet dhe praktikat me te mira europiane dhe nderkombetare te cilat duhet te cojne ne formulimin e nje politike te qeverise shqiptare per kete ceshtje.
Rekomandimet kryesore jane per ndryshimin e Kushtetutes se Shqiperise ne menyre qe te hiqet imuniteti i deputeteve dhe gjyqtareve ndaj ndjekjes per procedure penale dhe vetem te ruajne mosmbajtjen e pergjegjesise per mendimet dhe votat e shprehura se bashku me imunitetin ndaj arrestimit dhe kerkimit.